Shqipëria, sërish ndër destinacionet më të mira të Europës Lindore - Business Magazine Albania

Shqipëria, sërish ndër destinacionet më të mira të Europës Lindore

Vendet e Ballkanit si Shqipëria, Kroacia, Bullgaria dhe Mali i Zi, kanë klimë të ngrohtë dhe çmime të shkëlqyera në sezonin e verës, shkruan gazeta e njohur britanike The Guardian.

Sipas saj Shqipëria po renditet në gjithnjë e më shumë lista të destinacioneve verore.

Me më shumë se 400 km bregdet, duke përfshirë Rivierën Shqiptare, nga Vlora në Adriatik deri në Sarandë në Jon, nuk është për t’u habitur që vendi është kthyer në një destinacion popullor veror.

Gjiri i Borshit, ka një shtrirje të gjatë plazhi me gurë, me shumë hapësirë mes shezlongëve dhe çadrave të diellit.

Më në veri, Dhërmiu dhe fqinji i tij Drimadhes, janë ndër plazhet më të bukura të Shqipërisë, por ato tërheqin shume pushues.

Plazhi i Dhërmiut është edhe mjedisi i festivalit të muzikës Kala, nga 31 maji deri më 7 qershor, biletat e të cilit po shiten me shpejtësi.

Në jug të Sarandës, përballë Korfuzit, ndodhet Ksamili, me disa plazhe, si dhe zonat arkeologjike, liqene, këneta dhe ishujt e parkut kombëtar të Butrintit. theguardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0