Shqipëria rihap kufijtë ajrorë, rinisin fluturimet nga 22 qershori

Shqipëria rihap kufijtë ajrorë, rinisin fluturimet nga 22 qershori

kufijtë ajrorë

Ministria e Infrastrukturës njofton se duke nisur nga data 22 qershor, rinisin fluturimet e rregullta ndërkombëtare për në aeroportin e Rinasit. Kompanitë e fluturimeve duhet të marrin vetë leje në shtetet e huaja për të fluturuar, ndërsa nga e hëna vendi pret të gjithë shtetasit e huaj që duan të vijnë në Shqipëri. Sipas ministrisë, fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit do të kryhen nën masa të rrepta sigurie për të frenuar përhapjen e Covid – 19.

Vendimi u mor pas rekomandimit të dhënë nga Komisioni Evropian për të hequr kufizimet e udhëtimit me Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit nga data 1 korrik.

Lexoni: Kosova dhe Shqipëria, platformë të përbashkët turistike për sezonin veror

Kështu, përgjatë javës që nis nga 22 qershori, operatorët e transportit ajror në Rinas duhet të marrin masa për të mundësuar rezervimin e fluturimeve sipas skedulimit  vetëm për vendet ku lejohet lëvizja.

Nga shoqëritë ajrore kërkohet zbatimi i protokollit të sigurisë për të garantuar shëndetin e udhëtarëve. Po ashtu ata do të jenë përgjegjës për të informuar pasagjerët rreth kufizimeve të mundshme për fluturimet nga Rinasi drejt destinacionit të synuar. Ndërkaq përgjegjës për monitorimin e këtyre masave është Autoriteti i Aviacionit Civil.

Deri më tani vendi ka filluar fluturimet vetëm me Austrinë, Greqinë dhe Serbinë, por që drejt këtyre vendeve mund të fluturojnë vetëm shtetasit rezidentë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0