Shqipëria për herë të parë në Wine Paris 2025: Promovimi i verërave shqiptare në skenën ndërkombëtare - Business Magazine Albania

Shqipëria për herë të parë në Wine Paris 2025: Promovimi i verërave shqiptare në skenën ndërkombëtare

Shqipëria për herë të parë në Wine Paris 2025: Promovimi i verërave shqiptare në skenën ndërkombëtare
Nga data 10-12 Shkurt 2025, Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë në Wine Paris & Vinexpo Paris, një nga panairet më prestigjioze ndërkombëtare për industrinë e verës dhe pijeve alkoolike. Ky event do të zhvillohet në Porte de Versailles, Paris, dhe do të jetë një mundësi unike për promovimin e verërave shqiptare përballë një audience globale.

Pjesëmarrja shqiptare në këtë event organizohet nga AIDA (Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve), duke përfaqësuar për herë të parë vendin tonë me një përzgjedhje të kantinave më të spikatura të verës shqiptare.
Në Pavijonin Shqiptar, të pozicionuar në Hall 4A, Stand 165, do të prezantohen:
•  Verëra të prodhuara nga varietetet autoktone shqiptare.
•  3 kantina të mirënjohura, që sjellin në vëmendje cilësinë dhe traditën unike të verërave shqiptare.
Rëndësia e Wine Paris për Shqipërinë
Pjesëmarrja në Wine Paris është një hap i rëndësishëm për industrinë shqiptare të verës, duke mundësuar një platformë ndërkombëtare për promovim, eksport dhe ndërtimin e partneriteteve të reja. Vizitorët, distributorët dhe profesionistët e industrisë do të kenë mundësinë të eksplorojnë nga afër shijen autentike dhe historinë e pasur të verërave shqiptare.
Fokusi në cilësi dhe traditë
Kantinat shqiptare të përzgjedhura për këtë panair janë të njohura për përkushtimin e tyre ndaj cilësisë dhe përfaqësimin e traditës së lashtë të prodhimit të verës, duke ofruar produkte të standardeve më të larta.
Vizitorët janë të ftuar të vizitojnë Pavijonin Shqiptar dhe të zbulojnë autenticitetin dhe potencialin e verërave shqiptare, të cilat sjellin një kombinim unik të traditës, inovacionit dhe historisë së pasur kulturore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0