AIDA hap aplikimet për fonde në mbështetje të bizneseve - Business Magazine Albania

AIDA hap aplikimet për fonde në mbështetje të bizneseve

AIDA hap aplikimet për fonde në mbështetje të bizneseve
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ka hapur thirrjen për fonde të financuara nga buxheti i shtetit në mbështetje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme. Thirrja për aplikimin për fonde është organizuar në dy skema kryesore, ku e para përfshin mbështetje financiare për shpenzimet korrente dhe e dyta mbështetje financiare për shpenzimet kapitale.

AIDA njofton se mbështetja synon zhvillimin e NMVM-ve, në funksion të rritjes së konkurrueshmërisë së tyre, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, inovacionin/rinovimin e teknologjisë, zhvillimin e artizanatit si dhe mbështetjen e grave sipërmarrëse. Propozimet e bizneseve duhet t’i përmbahen kritereve dhe kushteve të veçanta, të bëra publike edhe në faqen zyrtare të AIDA-s.
Kriteret dhe kushtet, formularët dhe dokumentacioni i nevojshëm për aplikim, gjenden në faqen zyrtare të AIDA-s, e cila specifikon gjithashtu se nuk përfitojnë nga ky fond NMVM-të që kanë përftituar burime financimi nga donatorë apo institucione financiare kombëtare dhe ndërkombëtare për të njëjtat zëra apo aktivitete të lejuara nga këto projekte. Aplikimet janë të hapura deri në datë 28 shkurt ora 14.00.
SKEMA 1:  MBËSHTETJE FINANCIARE PËR SHPENZIME KORRENTE
– Vlera e financimit deri në 2.500.000 lekë
– Mbulimi i kostove 100%
Kostot e mbulueshme:
– Certifikim i standardeve të prodhimit/shërbimit (përfshirë konsulencën përkatëse në fazën përgatitore);
– Përmirësim i produktit përmes etiketimit, ambalazhimit;
– Trajnime të stafit të ndërmarrjes për rritje kapacitetesh në fusha të tilla si: menaxhimi i teknologjive digjitale/inovatore, rrjetet e prokurimit, shërbime marketingu, zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës së biznesit, sisteme të reja logjistike softwerike apo pajisje të reja, etj, dhe pajisje me certifikatat përkatëse nga subjekte të licencuara për trajnime;
– Pjesëmarrje në panaire ndërkombëtare me stenda të gatshme;
– Krijimi i aplikacioneve apo platformave në funksion të zhvillimit të proceseve lidhur me tregtinë elektronike/e-commerce, produkteve të reja dhe/ose shërbimeve, për të përmbushur kërkesat e industrisë së tregut në vend dhe rajon për të përmirësuar biznesin, sistemet logjistike etj;
– Përgatitja e materialeve promovuese si: banera, fletëpalosje, katalogë, broshura për përmirësim të imazhit të NMVM-ve (jo më shumë se 20% e kostos totale të projektit).

Lexo edhe:“Shqipëria thërret!” – Promovimi i mundësive të Shqipërisë nga AIDA

SKEMA 2:  MBËSHTETJE FINANCIARE PËR SHPENZIME KAPITALE
2.1. PROJEKTE PËR KONKURRUESHMËRINË
– Vlera e financimit deri në 1,500,000 lekë
– Mbulimi i kostove 100%
Kostot e mbulueshme:
– Blerje makinerive që ndikojnë në rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e cilësisë së produktit
2.2. PROJEKTE PËR ARTIZANATIN
– Vlera e financimit deri në 1.000,000 lekë
– Mbulimi i kostove 100%
Kostot e mbulueshme:
– Blerje makinerive tradicionale dhe/ose teknologjike për të përmirësuar kushtet e punës për biznesin
– Blerje e aplikacioneve dhe/ose programeve të e-commerce.
AIDA thekson se të gjitha propozimet për mbështetje financiare nga bizneset duhet të realizohen brenda vitit buxhetor dhe se aktivitetet e propozuara duhet të mbyllen brenda nëntorit 2025. Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave do të kryhet nëpërmjet adresës elektronike: [email protected]

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave do të kryhet nëpërmjet adresës elektronike:   [email protected]

Për më shumë detaje mund të klikoni tek linqet e mëposhtme

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0