Shqipëria nis eksportin e mishit drejt Arabisë Saudite - Business Magazine Albania

Shqipëria nis eksportin e mishit drejt Arabisë Saudite

eksport

Shqipëria nis eksportet e mishit drejt Arabisë Saudite duke shënuar kështu një zhvillim madhor për blegtorinë dhe tregjet e reja të eksporteve. Lajmin e dha ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca.

“Pas një pune të fortë institucionale në ndjekjen e procedurave të certifikimit të fermave e thertoreve “Hallall”, 40 qingjat e parë u eksportuan drejt tregut të Arabisë Saudite, duke nisur kështu edhe zbatimin e marrëveshjes së MBZHR me këtë shtet”, u shpreh ministrja Krifca.

Flukset në rritje të eksporteve bujqësore po shënojnë progres, jo vetëm në sektorin e futave-perimeve, por tashmë edhe në eksportin e produkteve blegtorale.

Ministrja informoi se, nga therrtorja Gramsh është kryer me sukses eksporti i parë i mishit të kuq ( Qingja) për në shtetin e Arabisë Saudite, teksa e gjithë procedura u ndoq në mënyrë korrekte nga shërbimi veterinar.

Sipas saj, ngarkesa me mish të kuq me origjinë nga Zhulati i Gjirokastrës, u administrua në thertoren e licensuar hallall në Gramsh, sipas standardeve dhe nën vëzhgimin e veterinerëve të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, u paketuan, etiketuan dhe certifikuan për eksport.

“Kjo është një ngarkes e parë e cila teston një treg tejet të rëndësishëm për ne, i cili ka potencialin ta çoj nivelin e blegtoris në një stad të ri zhvillimi”, tha Krifca.

Ministrja shprehu bindjen se ky produkt do të pëlqehet nga tregu Saudit dhe blegtoria shqiptare do të shënoj një hov të ri progresi. “Ne do të kemi mundësi ta tregtojmë mishin e qingjave me çmime të larta për cilësinë dhe shijen e veçantë që ka, pasi qingjat rriten dhe ushqehen kryesisht në kullotë të lirë, çka e bën këtë produkt akoma më tërheqës për tregun e huaj”.

Ministrja vuri në dukje punën e madhe që është bërë për hapjen e këtij tregu të ri për ekportet blegtorale shqiptare, punë e cila nisi me urdhër të Kryeministrit Rama.

Princi i Arabise Saudite me porosi të Kryeministrit Rama, dërgoi një ekip ekspertësh të sigurisë ushqimore për hapjen e eksporteve blegtorale me Arabinë Saudite për mishin “Hallall” të qingjave.

Lexo: Dy anije të reja për inspektoriatin e peshkimit

Grupi i eksperteve, kontrolluan disa subjekte, thertore dhe fabrika përpunimit të mishit dhe përgjigja për plotësimin e kushteve erdhi “pozitive”, dhe një kompani shqiptare, kërkoi licesimin e një thertore ” Hallall” në Gramsh. Në këto dy vite është bërë një një punë e madhe ku janë anagazhur të gjitha struktura për përmbushjen e standardeve të sigurisë ushqimore.

Drejtoria Rajonale e Veterinarisë Elbasan, ndoqi procesin e licensimit,bashkë me autoritete e Arabisë Saudite, pas inspektimit ” on line” , dhe pas një procesi 1 vjeçar të ndjekjes së thertores nga kompania e certifikimit ndërkombëtare ” Hallall”  nga shteti i Greqisë.

AKVMB ka ndjekur procesin dhe është e gatshme të përmbush të gjitha kërkesat për çertifikimin dhe garantimin e procesit të të gjitha eksporteve të këtij lloji.

Krifca tha se, “Rritje në shifra dyshifrore e eksporteve bujqësore shqiptareështë dëshmi e politikave të drejta që ka ndjekur qeveria edhe nëkushtet e krizës , duke bërë si asnjë herë më parë mbështetjen e duhur për fermerin, bujqësinë, agroindustrinë dhe sektorin rural në tërësi”, tha ministrja Krifca.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0