Shqiperia nenshkruan marreveshje me CEZ, rimerr 76% te aksioneve te CEZ Shpërndarje - Business Magazine Albania

Shqiperia nenshkruan marreveshje me CEZ, rimerr 76% te aksioneve te CEZ Shpërndarje


 

Qeveria shqiptare dhe kompania ceke CEZ nenshkruan kete jave nje marreveshje sipas se ciles CEZ do te marre nje total prej 100 milion euro, te cilat do te paguhen ne keste vjetore deri ne 2018.

Sipas marreveshjes se arritur me palen shqiptare CEZ-i çek do t’i transferoje shtetit shqiptar 76 % te aksioneve qe zoteroheshin prej tij, kundrejt nje te demshperblimi prej 95 milione eurosh. 

Kjo marreveshje permbyll edhe procesin e zgjidhjes me mirekuptim te mosmarreveshjeve me shoqerine CEZ a.s, qe u nenshkrua ne qershor 2014.

Me ane te kesaj marreveshje, tashme 100% te aksioneve te Operatorit te Shperndarjes se Energjise Elektrike (OSHEE) i kalojne shtetit shqiptar dhe ne kete menyre perfundon edhe faza e administrimit te perkohshem te shoqerise e cila kishte filluar qe ne Janar 2013.

Perfundimi i ketij procesi i krijon tanime mundesine qeverise qe te filloje reformimin ne menyren e administrimit te (OSHEE) dhe ne saje edhe ne mbeshtetjes se donatoreve, te nderhyje per kryerjen e investimeve qe synojne permiresimin e rrjetit te shperndarjes ne te gjithe komponentet dhe rritjen cilesore te sherbimit ndaj konsumatoreve.

Ne qershor qeveria shqiptare arriti marreveshja me Çekine, pas nje konflikti me shume se nje vjeçar te “trasheguar” ne kohen e qeverise Berisha, me kompanine çeke te Shperndarjes se energjise CEZ-Group. Sipas marreveshjes, Çekia hoqi dore nga arbitrazhi me Tiranen zyrtare te nisur pasi Enti Rregullator i hoqi licencen ne Janar te vitit 2013. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #32 - Gusht 2023
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0