Institucionet ndërkombëtare financiare, si Banka Botërore por edhe FMN parashikojnë që ekonomia shqiptare këtë vit të ketë një rënie 5-7%. Banka Botërore ka theksuar në raportin e saj të fundit se Shqipëria pati dy goditje të njëpasnjëshme me pasoja shkatërruese.
Raporti i Rregullt ekonomik për vendet e Ballkanit Perendimor u prezantua online. Kryefjalë e tij ishte ndikimi ekonomik i pandemisë.
Sipas ekspertëve të Bankës Botërore, rajoni i Ballkanit Perëndimor pritet të bjerë në recesion këtë vit. Sipas të dhënave, të gjitha vendet Ballkanike do të preken nga recesioni.
Skenari bazë parashikon rënie 5%, por nëse kriza aktuale zgjat edhe në gjysmën e dytë të vitit, rënia e ekonomisë pritet të jetë 7%.
Shqetësim për Shqipërinë, sipas ekspertëve mbeten efektet sociale që sjell tregu informal i punës. Raporti thekson se 61% e të punësuarve janë informalë.
Lexo: ALBtelecom ofron akses të mësimeve në distancë përmes platformës School Me
Ja mesazhet kryesore të raportit për Shqipërinë:
-Dy goditje të njëpasnjëshme me pasoja shkatërruese: tërmeti i Nëntorit 2019 dhe pandemia COVID-19 kanë ngrirë një pjesë të madhe të ekonomisë. Nëse shumica e aktiviteteve ekonomike mund të rinisin në fillim të verës, rritja vjetore e PBB-së pritet të tkurret me 5 përqind për vitin 2020.
-Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një seri masash për të mbështetur ekonominë dhe zbutur pasojat e saj në jetën e njerëzve. Një zbatim i shpejtë dhe i mirëmenduar do të rriste efektivitetin e këtyre masave.
-Pasi të tejkalohet kriza, normalizimi i aktivitetit ekonomik dhe procesi i rindërtimit për zbutjen e pasojave të tërmetit pritet të mbështesin një rritje të shpejtë, por në planin afatmesëm nevojitet vazhdimi i reformave strukturore.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto