Shqipëria në 2022 pati 18% më shumë turistë se para pandemisë - Business Magazine Albania

Shqipëria në 2022 pati 18% më shumë turistë se para pandemisë

Barometri më i fundit Botëror i Turizmit nga UNWTO bëri të ditur se rreth 700 milionë turistë udhëtuan në të gjithë botën nga janari në shtator. Kjo shifër shënon më shumë se dyfishi (+133%) se numri i regjistruar për të njëjtën periudhë në vitin 2021.

Shifra barazohet me 63% të nivelit të vitit 2019, gjë që e vendos sektorin e turizmit në rrugën e duhur për të arritur 65% të nivelit që ishte para pandemisë.

Vendet që raportojnë mbërritje mbi nivelet para pandemisë në nëntë muajt e parë të vitit 2022 përfshijnë Shqipërinë, Etiopinë, Hondurasin, Andorrën, Porto Rikon, Republikën Domenikane, Kolumbinë, El Salvadorin dhe Islandën.

Barometri Botëror i Turizmit vlerëson se Shqipëria, sa i përket turizmit, është një ndër vendet e vetme që ka regjistruar shifra më të larta se viti 2019, me një rritje mbi 18% të turistëve të huaj, krahasuar me 7 muajt e parë të vitit 2019, viti para pandemisë Covid-19. Evropa vazhdon të udhëheqë rimëkëmbjen e turizmit ndërkombëtar. Rajoni mirëpriti 477 milionë turistë në janar-shtator 2022 (68% e totalit botëror), duke arritur 81% të niveleve para pandemisë. Kjo ishte më shumë se dyfishi i vitit 2021 (+126%). Evropa pa një rritje të fuqishme në tremujorin e tretë, kur numëri i turistëve arriti pothuajse 90% të niveleve të vitit 2019.

Inflacioni i lartë dhe çmimet në rritje të energjisë, të rënduara nga ofensiva ruse në Ukrainë, mund të ndikojnë në ritmin e rimëkëmbjes në tremujorin e katërt të 2022, si dhe në vitin 2023. Sondazhi i fundit midis Panelit të Ekspertëve të Turizmit të UNËTO tregon një ulje të besimit për katër muajt e fundit të 2022, duke reflektuar një optimizëm më të kujdesshëm. Pavarësisht sfidave në rritje që tregojnë një zbutje të ritmit të rimëkëmbjes, të ardhurat nga nga turizmi mund të arrijnë në shifrat 1.2 deri në 1.3 trilion dollarë në vitin 2022, një rritje prej 60-70% krahasuar me vitin 2021, ose 70-80% e 1.8 trilion dollarëve të regjistruar në vitin 2019. Unwto

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0