Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës, u moshuam 4 herë më shumë se BE-ja - Business Magazine Albania

Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës, u moshuam 4 herë më shumë se BE-ja

Në vetëm 14 vjet, Shqipëria nga një vend më popullsinë më të re në Europë (31.9 vjeç me 2010) u rendit në vitin 2024 në mesin e 11 vendeve me popullsinë më të plakur në Europës. Sipas të dhënave të Eurostat, mosha mediane e popullsisë në BE arriti në 44.7 vite vitin e kaluar, ndërsa në Shqipëri 44.3 vite. Kjo do të thotë që në Shqipëri, gjysma e popullsisë është nën 44.3 vjeç dhe gjysma mbi këtë moshë. Në 2010-n, gjysma e popullsisë shqiptare ishte nën 31.9 vjeç.

Nga 2010 në 2024, mosha mediane e popullsisë shqiptare është rritur me 12.4 vite. Të dhënat zyrtare tregojnë se në asnjë vend tjetër europian nuk ka përjetuar një lëvizje kaq të madhe në kaq pak kohë. Në shumicën e shteteve, rritja moshës mediane të popullsisë është rritur nga 2 – 6 vjet, ndërsa mesatarja e BE-është 3.4 vjet.

Të dhënat e fundit tregojnë se Italia është vendi me popullsinë më të plakur në Europë me moshën mediane të popullsisë 48.7 vjeç, e ndjekur nga Bullgaria, Portugalia, Greqia, Spanja ku mosha mediane e popullsisë është rreth 47 vjeç.

Në renditje vijnë Gjermania, Kroacia, Sllovenia, Serbia me moshën mediane të popullsisë rreth 45 vjeç, të ndjekura nga Hungaria dhe Shqipëria me mbi 44 vjeç.

Në anën tjetër Armenia, Turqia, Azerbagjani, Islanda, Gjeorgjia janë vendet me popullsinë më të re në moshë, me rreth 33-34 vjeç, sipas Eurostat. Në listën e shteteve me popullsi të re vijon të jetë dhe Kosova, që sipas censit të fundit të vitit 2024 kishte një moshë mediave prej 34 vjeç.

Lexo edhe: Zbardhet lista me mbi 1100 kredi të buta nga Bashkia Tiranë

Rënia drastike e fertilitetit nën 1.5 lindje për grua përgjatë dekadës dhe emigracioni lartë i të rinjve ka ndikuar në plakjen e shpejtë të popullsisë rezidente në vendin tonë.

Mosha mediane e popullsisë shqiptare u rrit me ritme shumë më të larta edhe se Rajoni.

Në Ballkani Perëndimor mosha mediane u rrit 3 deri në 6 vite ndërmjet 2010-2014.

Një vështrim i detajuar mbi të dhënat e moshës mediane nga 2010 – 2024 tregon se vendi ynë po kalon një shok demografik që nuk gjen precedent në kontinentin Europian. Ritmi shqiptar i plakjes është gati katërfish në krahasim me mesataren e BE dhe afro dyfish ndaj vendit të dytë me plakjen më të shpejtë, Moldavisë.

Me këto ritme forca e punës mund të tkurret me 8% deri në vitin 2030. Gjithashtu rritja ekonomike rrezikon të ngadalësohet nëse produktiviteti i punës nuk rritet.

Vitet e fundit është përforcuar largimi i popullsisë në moshë pune, kryesisht 20-35 vjeç drejt BE-së, Britanisë dhe SHBA-së. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se emigracioni neto ( ikjet minus kthimet) gjatë 2023-2024 ishte-72 mijë persona shumica të rinj.

Demografët këshillojnë hartimin e strategjive gjithëpërfshirëse që synojnë frenimin e emigracionit, kthimin e diasporës dhe inkurajimin e lindjeve me politika fiskale pro familjes.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0