Shqipëria ndalon blerjen e energjisë në bursa. Konsumi po mbulohet nga prodhimi vendas - Business Magazine Albania

Shqipëria ndalon blerjen e energjisë në bursa. Konsumi po mbulohet nga prodhimi vendas

Shqipëria nuk ka mundur të blejë energji javën e fundit të gushtit dhe ka vënë në funksion turbinat e Fierzës. Kjo ka ulur rezervat, ndërsa kriza është shpejtuar në Kosovë, e cila siguron energji vetëm për një të tretën e vendit.

Rezerva energjetike e kaskadës së Drinit ka rënë më shpejtësi në rreth 100 MËh në vetëm në një javë. Me këtë sasi, Korporata Energjetike Shqiptare KESH thotë se niveli i Fierzës është ulur brenda 1 jave.

Aktualisht, KESH është duke prodhuar pjesën më të madhe të energjisë nga Kaskada e Drinit, ku llogaritet që ky prodhim të jetë rreth 75 për qind e energjisë që konsumohet në vend.

Lexo edhe: Kosova në krizë të thellë, aktualisht prodhohet energji vetëm për Prishtinën

KESH ka anulluar dy procedurat e mëparshme për të mbuluar periudhën e gushtit për shkak të çmimeve të larta në bursë.

Të dhënat e përditësuara të HEC–eve më të mëdha prodhuese në vend, vijnë në një kohë kur kriza energjetike vazhdon të thellohet me çmimet ditore të energjisë që kanë arritur shifra rekord.

Nga ana tjetër, Kosova po përjeton një situatë më të vështirë të prodhimit vendas, pasi termocentrali po funksionon pjesërisht, aq sa për të furnizuar vetëm Prishtinën me energji.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0