Shqipëria 100 % energji të rinovueshme

Shqipëria mund të prodhojë 100 % energji të rinovueshme në 2050-ën


Shqipëria renditet mes 139 vendeve që do të mund ta sigurojë 100% energjinë nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2050. Në një studim të universitetit Stanford (SHBA) të prezantuar nga profesorët Mark Jacobson dhe Mark Delucchiedhe në samitin për ngrohjen globale që u mbajt pak ditë më parë në Paris, thuhet se 139 shtete mund të gjenerojnë deri në vitin 2050 energji të pastër nga burime, si:era, uji dhe energjia diellore. Në mesin e këtyre vendeve gjendet edhe Shqipëria.

Sipas një prej studiuesve, Jacobson, gjatë 35 viteve të ardhshme nëse shfrytëzohen këto burime do të mund të gjenerohen 22 milionë vende pune të reja, si dhe do të mund të parandalohen 3.3-4.6 milionë vdekje të parakohshme nga ndotja e ajrit që shkaktojnë hidrokarburet. Jacobson dhe Delucchi prezantuan për herë të parë projektin me titull “100% energji e rinovueshme” për ndërtesat publike në vitin 2009 në një artikull në revistën “Scientific American”.

Në lidhje me Shqipërinë në raport thuhet se deri në vitin 2050 rreth 43.5% e energjisë do të sigurohet nga ajo diellore, rreth 35% nga impiantet hidroelektrike, 10% nga panelet diellore të vendosura në çatitë e godinave tregtare, ndërsa 7.5% nga ato të banimit dhe pjesa tjetër nga burime si era apo valët. Po kështu thuhet se rreth 6,200 vende pune do të hapen për një periudhë gati 35 vjeçare në ndërtim dhe mbi 6,300 nga punët operative.

Ndërsa do të mund të parandalohen mbi 500 vdekje të parakohshme në vit. Raporti bën të ditur se nga përdorimi i burimeve si era, uji dhe energjia diellore do të kursehet rreth 42% e burimeve aktuale. Deri në vitin 2050 kostoja e energjisë që kursehet për person llogaritet në rreth 82 euro, ndërsa kursimet vjetore për energji, shëndetësi dhe klimë parashikohen në rreth 2, 700 dollarë në vit. Në studim shpjegohet sesi bota mund të përfitojë, duke përfshirë edhe transportin, nga 1.7 miliardë sisteme tavanëdiellorë, 40,000 termocentrale fotovoltaike, 3.8 milionë turbinat me erë, 900 hidrocentrale, 490,000 turbina tëbaticës dhe kështu me rradhë.

Të tjera detaje nga studimi tregojnë se kërkesa për energji në 139 shtetet e marra në analizë deri në vitin 2050 do të plotësohet nga një grup i gjerë burimesh, si: era, uji dhe teknologjia diellore, ku rreth 19.4% do të vijë nga fushat me mullinj ere, 12.9% nga mullinjtë me erë në det të hapur, 42.2%nga sistemet fotovoltaike, 5.6% nga panelet tavanë diellorë, 6.0%nga panelet diellorë të vendosura në godina tregtare, 7.7% nga panelet në godinat private, 4.8% nga energjia e ujit dhe 1.47% nga sistemet gjeotermike, si valë dhe energjia e baticës. Jacobson, Delucchi, si dhe kolegë të tyre nga e gjithë bota kanë postuar detajet e këtij studimi, vend pas vendi, në një letër të vetëpublikuar nga ata dhe të lëshuar në internet.

/ACP/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0