Shqiperia le pas Serbine lidhur me lehtesine ne pagimin e taksave - Business Magazine Albania

Shqiperia le pas Serbine lidhur me lehtesine ne pagimin e taksave


Banka Boteore ka publikuar nje raport ne te cilin renditen 189 vende te botes per lehtesirat e pagimit te taksave. Studimi heton dhe i krahason regjimet tatimore ne mbare boten ne perputhje me lehtesine e pagimit te taksave.

Ne kete renditje Shqiperia rendiet ne vendin e 131, ndersa le pas vetem Serbine ne rajon, e cila renditet ne vendin e 165-te. Ndersa vende te tjera te rajonit kane kete renditje: Maqedonia ne vendin e 7-te, Kroacia e 36, Greqia ne vendin 59, Kosova e 63-ta, Bullgaria e 89-ta, Mali i Zi ne vendin e 98.

Ne renditje, Gjermania ze vendin e 68-te, Italia renditet e 141-te, Franca e 95-ta, Kanadaja e 9-ta, Belgjika e 81-ta.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0