Shqipëria do të prezantojë tenderin e parë për impiantet e energjisë së erës - Business Magazine Albania

Shqipëria do të prezantojë tenderin e parë për impiantet e energjisë së erës

impiantet e energjisë së erës

Do të prezantohet tenderi i parë i erës në Shqipëri. BERZH dhe SECO mbështesin përgatitjet për prezantimin e nismës inovative. Shqipëria do të diversifikojë burimet e energjisë do të rrisë përshtatshmërinë ndaj ndryshimeve të klimës dhe do të tërheqë investitorë.

Qeveria shqiptare ka njoftuar planet e saj për prezantimin e tenderit të parë për ndërtimin e impianteve të energjisë së erës që do të ketë një kontribut të rëndësishëm në të ardhmen e burimeve energjitike të vendit dhe do të reduktojë ndjeshëm emetimet e gazeve në atmosferë.

Tenderi pritet të prezantohet në vitin fillimin e vitit 2021 dhe është i pari i një serie investimesh të planifikuara për projekte të energjisë së erës mbështetur nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) me financim të mëtejshëm në formë granti prej 650, 000 Euro nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Cështjet Ekonomike (SECO).

Matteo Colangeli, Drejtor i BERZH në Shqipëri tha: “Ne jemi të lumtur të rrisin bashkëpunimin me autoritetet shqiptare përsa i përket gjenerimit të energjisë së erës, në vijim të përvojës së suksseshme me energjinë diellore. Ne jemi të sigurtë se procedura transparente dhe të mirë-përgatitura tenderimi për erën do të përkthehen në cmime tërheqëse të energjisë dhe do të sjellin investitorë cilësorë në Shqipëri”.

Patrik Meier, Zëvendës Ambasadori Zviceran në Shqipëri shtoi: “Jam i lumtur qe ky ankand inovativ i energjisë në Shqipëri do të kontribuojë në përmirësimin burimeve të energjisë së gjelbër, do të rrisë përshtatshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike dhe do të reduktojë emetimet e gazeve në atmosferë. Ky është një model frymëzues për promovimin e transparencës, konkurueshmërisë dhe pjesëmarrjes së sektorit privat që do të sjellë iniciativa të reja për investime të energjisë së rinovueshme në vend”.

Lexo: Kina përuron konvertitorin e parë që gjeneron energji nga valët e detit

BERZH ka luajtur një rol kryesor në promovimin e energjisë diellore dhe të erës në Shqipëri përmes një kombinimi të angazhimit të politikave, asistencës teknike dhe investimeve. Më herët këtë vit, Banka mbështeti Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në prezantimin e tenderave për  zhvillimin e projekteve të energjisë fotovoltatike me kapacitet 140 MW në Karavasta dhe 100 MW në Spitallë.

Ofertuesit potencialë mund të propozojnë projekte me një kapacitet minimal 30 MW dhe kapacitet maksimal 75 MW. Përmes këtij tenderimi, ministria do të përzgjedhë projekte që arrijnë në kapacitet maksimal 150 MW të cilët do të përfitojnë nga masa mbështetëse.

Tenderi i parë do të diversifikojë burimet energjitike të vendit, do të rrisë pështatshmërinë e tij ndaj ndryshimeve të klimës dhe pritet të tërheqë investime të huaja

BERZH është një investitor i rëndësishëm në Shqipëri. Deri më sot Banka ka investuar mbi 1.4 miliardë Euro në 104 projekte në vend.

Sekretariati Shtetëror Zviceran për Cështjet Ekonomike (SECO) është një institucion i rëndësishëm i qeverisë Zvicerane për cështjet ekonomike, përfshirë bashkëpunimin për zhvillimin ekonomik ndërkombëtar. Ai mbështet zhvillimin e një kuadri të fortë rregullator dhe parimeve të qeverisjes për zhvillimin ekonomik dhe tregtar në vendet partnere përmes ekspertizës dhe financimit të projekteve. Në dy dekadat e fundit, Zvicra ka akorduar 38 milionë franga zvicerane në formë grantesh për sektorin e energjisë në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0