Shqipëria dhe Maqedonia bashkëpunim për linjën e interkonjeksionit Elbasan-Manastir

Shqipëria dhe Maqedonia bashkëpunim për linjën e interkonjeksionit Elbasan-Manastir


Brenda vitit 2017 do të nisë ndërtimi i linjës së interkonjeksionit 400 kv Elbasan- Manastir. Shqipëria dhe Maqedonia tashmë e kanë gati financimin, dhe vetëm projekti do të marrë kohën e vet.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me ministrin maqedonas të Ekonomisë, Bekim Nezirin në qytetin e Strugës.

“Projekti është duke ecur me të njëjtin ritëm në të dyja anët e kufirit. Besoj se deri në vitin 2017 do të fillojë ndërtimi konkret i kësaj linje për tu vënë në funksion në vitin 2018. Mjetet financiare për realizimin e këtij projekti janë siguruar nga të dyja shtetet ndaj projekti do të marrë vetëm kohën e tij për t’u kompletuar. Ky zhvillim e hap përspektivën për ndërlidhjen edhe të rrjetit elektroenergjetik shqiptar por edhe atij maqedonas e bullgar, në të ardhmen me një kabëll nënujor me Italinë dhe Bashkimin Evropian”, u shpreh z.Gjiknuri.

Ministri Neziri vlerësoi se realizimi i këtij projekti të rëndësishëm ndikon në përmirësimin e situatës së furnizimit me energji dhe në më shumë siguri energjetike për dy vendet tona, por edhe më tej për rajonin.

Lidhur me projektin e Radikës, ministri Neziri tha se Maqedonia nuk mund të ndërmarrë asnjë hap pa diskutuar me kolegët shqiptar për projekte të tilla që duan miratimin e të dy vendeve. Mes dy ministrave u diskutua edhe në lidhje me hapësirat e bashkëpunimit të mundshëm edhe në kuadër të projektit të Korridorit Jugor të Gazit.

/Top-Channel/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0