Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto priti sot Ambasadorin e Koresë së Jugut, Ahn Youngjip. Haxhinato, vlerësoi progresin dhe modelin ekonomik korean si dhe u ndal te potenciali që vendi ynë ofron ndaj investitorëve të huaj.
Ai theksoi se biznesi korean do të gjejë mundësi të shumta bashkëpunimi në Shqipëri. Ministri Haxhinasto e njohu ambasadorin Ahn Youngjip, me reformat që janë ndërmarrë në fushën e transportit si dhe projektet që tashmë janë pjesë e rrjetit kryesor Evropian.
Ministri paraqiti gjithashtu prioritetet e reformës së Ujësjellës Kanalizimeve, si dhe mundësitë për partneritet publik privat në këto sektore.Ambasadori paraqiti nismën që parashikon trajnim e kualifikim në Kore, për nëpunës zyrtar në fushën e transportit. Ai u angazhua se do të informojë kompanitë koreane për mundësitë e investimit në Shqipëri.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto