Shqipëria cilësohet si destinacioni më i lirë i botës nga mediat botërore - Business Magazine Albania

Shqipëria cilësohet si destinacioni më i lirë i botës nga mediat botërore


Revista prestigjoze ‘Forbes’ e rendit Shqipërinë si destinacionin më të lirë të botës për vitin 2017. Jo vetëm brigjet, sitet arkeologjike por edhe objektet e komunizmit të kthyera tashmë në art janë disa elementë që tërheqin turistët duke e shndërruar vendin tonë një destinacion të duhur për të pushuar.

Sipas revistës amerikane Shqipëria cilësohet si vendi më i përballueshëm në të gjitha zonat ku mbërrin dollari nga Vietnami në Las Vegas. “Në këtë cep të harruar të Europës, aty ku jo çdo kush shkon, mund të gjesh akomodim deri në 5 dollarë personi” citohet në shkrim.

Revista amerikane sugjeron Jugun e Shqipërisë dhe Rivierën shqiptare si një nga destinacionet kryesore për 2017.

Lexo: Guida më e madhe turistike – Lonely Planet promovon Shqipërinë duke publikuar pamje të Rivierës

“Me plazhe fantastike, duke përfshirë edhe portin e Sarandës, Shqipëria i jep mundësi vizitorëve të shijojnë ujrat mesdhetare me çmime të arsyeshme. Akomodomi varion nga 5 dollarë për person por edhe shëtitjet në det janë të arsyeshme. Duke mos harruar edhe sitet historike përreth Shqipërisë ku hyrja është falas por edhe çmimet janë shumë të ulta 2 deri në 5 dollarë. Nga qyteti mesjetar i Gjirokastrës tek rrënojat e Butrintit, do të gjeni një pamje të ndryshme të Europës, të cilën ia vlen ta vizitosh përpara se të dynden të gjithë” shkruhet në revistë.

Një renditje e tillë e revistës vjen pikërisht kur Shqipëria është në pikun e sezonit turistik, ku gjenden me mijëra turistë të cilët shijojnë brigjet, malet, sitet kulturore dhe çdo gjë. Po ashtu edhe një raport i Eurostat, e cilëson Shqipërinë si një nga vendet ku çmimet në restorante dhe hotele janë më të lira.

Revista ndër të tjera cilëson se edhe elementët e epokës komuniste të shndërruara në art janë elementë që shndërrojnë Shqipërinë në një destinacion të duhur për të pushuar.

Lexo: FOTO EDITORIAL PËR JETEN E SHQIPTARËVE NË KOHËN E KOMUNIZMIT

E shkuara komuniste është një pjesë e rëndësishme çka tërheq turistët në Shqipëri. Shumë ndërtesa që i përkisnin regjimit janë shndërruar në vende turistike të cilat vizitohen nga turistët por edhe nga të rinjtë që e njohin shumë pak kohën para viteve 90′. Muzeu ‘Shtëpia e Gjetheve apo Bunk’Art i cili ndodhet në periferi të kryeqytetit, janë disa nga destinacionet që të ofron Shqipëria,” shkruan revista.

Burimi: lajmifundit.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0