Shqipëri-SHBA, marrëveshje bashkëpunimi në real estate - Business Magazine Albania

Shqipëri-SHBA, marrëveshje bashkëpunimi në real estate

real estate

Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë, NAREA dhe National Association of Realtors (NAR) nënshkruan marrëveshjen bilaterale të Bashkëpunimit dhe të Anëtarësimit në Washington D.C., ku e pranishme ishte edhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Washington Znj. Floreta LULI FABER.

Themeluar në 1908, NAR është organizata e biznesit më e madhe në SHBA për nga anëtarësia, me mbi 1.5 milionë anëtarë, përfshirë Institutet e saj të Kërkimit, Shoqëritë dhe Këshillat. NAR është e përfshirë në të gjitha aspektet e pasurive të paluajtshme në vend, si për ato rezidenciale dhe komerciale. Sektori i Real Estate në SHBA, kontribuon mesatarisht me 4.1 trilionë USD, duke mbajtur peshën e 16.3% të PBB (të dhëna për vitin 2022, NAR). Të paktën 90% e transaksioneve me pasuritë e paluajtshme kryhen nëpërmjet ndërmjetësve, me një vlerë të përmirësuar deri +30%.

Drejtuesit e NAREA, thanë se, kjo marrëveshje bilaterale përbën një mundësi të artë për sektorin e pasurive të paluajtshme në Shqipëri, për të përfituar nga eksperienca e gjatë dhe e suksesshme e NAR si në terma të ofertave formative për agjentët dhe brokerat tanë, por, dhe për më tepër, si një markë cilësie në tërheqjen e investimeve të huaja në këtë sektor në Shqipëri.

Sot, NAREA e gjen veten në pozitën e një aktori lider në sektorin e pasurive të paluajtshme në Shqipëri, duke qenë e vetmja organizatë e tillë në vend dhe më e madhja ndër organizimet profesionale dhe ato të sipërmarrjes, me mbi 500 anëtarë, por gjithashtu edhe në rolin e promovuesit të praktikave të biznesit, bazuar mbi etikën dhe rregullimin ligjor në fuqi.

Në kuadër të këtij partneriteti strategjik dhe Akademisë së NAR, NAREA synon zgjerimin e veprimtarive të saj, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Përmes Akademisë së NAR, NAREA sjell ofertën më të mirë të njohur ndërkombëtarisht në fushën edukimit në real estate.

Lexo: Gabimet me paratë mund të jenë të frikshme

Për qëllime të kësaj akademie dhe në bashkëpunim me Institutet në varësi të NAR, të tilla si Institutin e Biznesit të Pasurive të Paluajtshme (REBI) dhe Qendrën e Zhvillimit të Ndërmjetësuesve (CRD), NAREA do të ofrojë 20 Tituj dhe Certifikime Profesionale Ndërkombëtare brenda një kuadri prej mbi 100 trajnimesh, të cilat do të janë të vlefshme për Ndërmjetësit e Pasurive të Paluajtshme në Shqipëri, dhe më gjerë në rajon, duke i dhënë udhë kështu edukimit të vazhdueshëm të ndërmjetësve dhe përmirësimit të ofrimit të shërbimeve në ndërmjetësim.

Në të njëjtën kohë, drejtuesit thonë se, NAREA është duke e shtrirë fushën e saj të bashkëpunimit, jo vetëm në nivel federal me NAR, por gjithashtu në nivel shteti, përmes nënshkrimit të marrëveshjeve me Orlando Regional Realtors® Association (ORRA) dhe Miami Association of Realtors®, Përmes së cilave NAREA do jetë në gjendje të mundësojë platforma dhe oportunitete B2B që do të rezultojnë në rritjen e IHD-ve në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0