Shqipëri-Greqi, sipërmarrje të përbashkëta në fushën e bujqësisë veçanërisht në zonat kufitare

Shqipëri-Greqi, sipërmarrje të përbashkëta në fushën e bujqësisë veçanërisht në zonat kufitare


Ministri i Bujqësisē, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti, priti sot Guvernatorin e Rajonit të Epirit, Aleksandros Kachrimanis të shoqëruar edhe nga Ambasadori i Republikēs Greke në Shqipëri, Leondas Rokanas.

Ministri Panariti diskutoi me guvernatorin Kahremanis pēr zgjerimin e bashkepunimit midis rajonit të Epirit të Greqisë dhe Shqipërise në fushën e bujqësisë, ushqimit dhe të agropërpunimit.

Sipas njoftimit për shtyp të ministrisë në takim u ra dakord të organizohen së shpejti forume të përbashkëta të biznesit në fushën e blegtorisë, frutikulturës dhe të bimeve mjekësore.IMG_3802_resized

Krijimi i sipërmarrjeve të përbashketa në fushën e bujqësisë veçanërisht në zonat kufitare, do të shihet me përparësi, theksoi ministri Panariti.

Guvernatori Kahremanis, e siguroi ministrin Panariti për mbështetjen e tij dhe të qeverisë greke për nxitjen e sipërmarrjeve dhe të projekteve të përbashkëta në fushën e bujqësisë.

Guvernatori Kahremanis, u angazhua personalisht për tē lehtësuar procedurat dhe rritur punësimin sezonal dhe të përherëshëm të qytetarëve shqiptarë në sipërmarrjet greke në fushën e bujqësisë dhe të agropērpunimit.

/ATSH/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0