Shpërthen iPhone 6 në duart e 11 vjeçares. Apple po heton shkakun - Business Magazine Albania

Shpërthen iPhone 6 në duart e 11 vjeçares. Apple po heton shkakun


Kayla Ramos po luante me iPhone 6 e saj në dhomën e gjumit në Bakersfield të Kalifornisë, kur vuri re që disa shkëndija po dilnin nga pajisja e saj.

“Isha ulur dhe po mbaja telefonin tim në dorë. Papritur pashë që nga telefoni po dilnin shkëndija dhe menjëherë e hodha mbi batanije,” tha Ramos për ABC News në Kaliforni.

Ramos tha se ndërsa ajo pësoi një djegie të vogël nga shpërthimi, nuk u dëmtua rëndë. Megjithatë, iPhone u dogj.

Një zëdhënës i Apple nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për komente.

Lexoni: Një bug (gabim) në Apple Watch mundësoi përgjimin e iPhone-ve

Nëna e Ramos, Maria Adata, tha se Apple është duke hetuar dhe ka premtuar se do t’i dërgonte një telefon të ri asaj. Ajo tha për ABC News se shpërthimi mund të jetë shkaktuar edhe nga mbingarkimi i pajisjes.

Në një deklaratë për ABC News, Apple shprehu se ka disa faktorë që mund të shkaktojnë një iPhone të mbinxehet. Këto përfshijnë përdorimin e produkteve të palës së tretë të Apple, të tilla si karikuesët, ose riparimet e kryera përmes një kompanie që nuk është e autorizuar nga Apple.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0