20-vjeçar Aron Kumar, student për inxhinieri kompjuterike, ekspozoi një dobësi kritike në Facebook Business Manager e cila do ta lejonte një hacker që të merrte kontroll mbi një faqe Facebook-u në më pak se 10 sekonda.
Ai e gjeti këtë problem me 29 gusht dhe e raportoi atë tek ekipi i sigurisë të Facebook. Njëri prej tyre i shkroi ditën tjetër duke i thënë se si zbulimi i tij i kishte ndihmuar ato të ndalonin një thyerje masive të sigurisë. Ekipi rregulloi dobësinë me 6 shtator dhe pas 3 ditësh Arun mori një email nga to duke e informuar atë për vendimin e tyre për ta shpërblyer.
Arun ka një histori në gjuetinë e dobësive të sigurisë. Ai ka gjetur shumë prej tyre në Google dhe Facebook në të shkuarën. I riu teknologjik ka marrë afërsisht $46,000 në pagesa shpërblimesh për gjuetinë e dobësive të sigurisë në 3 vitet e fundit.
burimi: pcworld.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto