Shpallet konkursi kombëtar "IDE TË GJELBËRTA 2017" - Business Magazine Albania

Shpallet konkursi kombëtar “IDE TË GJELBËRTA 2017”


 

Partnerët Shqipëri ka shpallur konkursin kombëtar IDE TË GJELBËRTA 2017.

Qëllimi i konkursit “IDE TË GJELBËRTA” është mbështetja e nismave të biznesit të cilat synojnë përfshirjen sociale përmes integrimit dhe punësimit, dhe zhvillimin ekonomik lokal përmes ideve miqësore ndaj mjedisit.

KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJË IDEJA QË KONKURON:

* Është një ide e gjelbërt që nuk ka filluar të zbatohet apo është në fazë embrionale.

* Nëse subjekti nuk është një organizatë e shoqërisë civile, sipërmarrja duhet të kategorizohet në nivelin e biznesit të vogël.

* Nëse subjekti është individ, ai duhet të parashikojë në planin e biznesit llojin e regjistrimit ligjor të projekt – idesë.

* Ideja synon zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit nëpërmjet krijimit të vendeve të reja të punës dhe/ose rritjen e të ardhurave.

* Ideja përputhet me aktivitetin bazë të subjektit që aplikon.

* Projekt-ideja bazohet tërësisht në përdorimin e burimeve lokale.

* Projekt-ideja bazohet në një plan të detajuar biznesi dhe është miqësore ndaj mjedisit.

* Projekt-ideja mobilizon punën dhe ekspertizën e burimeve lokale si dhe vë në shfrytëzim aftësitë e tyre tradicionale.

* Projekt-ideja ka një plan sesi mund të sigurojë rritjen e aktivitetit dhe qëndrueshmërinë financiare.

* Subjekti që aplikon duhet të tregojë se ka informacion apo ka bërë një vlerësim të tregut lokal që tregon se nevoja ekziston; njeh konkurrentët e tij dhe ideja paraqet avantazhe konkuruese.

* Projekt-ideja do të mbështesë rivitalizimin e ekonomive lokale të traditës dhe lidhjen midis njerëzve dhe komunitetit.

* Subjektet që aplikojnë kanë të drejtë të marrin fonde nga ky konkurim, jo më shumë se një herë në dy vjet.

KUSH MUND TË APLIKOJË:

Konkursi është i hapur për:

* Individë,
* Organizata jo-fitimprurëse,
* Biznesi i vogël në vend.

KUSHTET E FINANCIMIT:

Granti do të mbështesë projekt-ide të gjelbërta për një afat kohor jo më shumë se një vit dhe në shumë jo më të madhe se 800.000 lekë (të reja). Inkurajohen bashkëfinancime nga burime alternative.

DOKUMENTAT QË DUHEN DORËZUAR:

* Projekt-propozim i cili ndërtohet dhe adreson të gjitha kriteret e lartpërmendura;
* Një plan biznesi i detajuar i projekt-idesë i shoqëruar me pasqyrën e fluksit të parave (cash flow);
* Një dokument që vërteton statusin ligjor të subjektit që aplikon (vërtetim gjykate dhe NIPT);
* Për aplikantët individë, në rast të shpalljes së idesë fituese, përpara nënshkrimit të kontratës duhet të gëzojnë statutin e organizatave jo-fitimprurëse ose biznesit të vogël në përputhje me kuadrin ligjor në vend.

FORMATI DHE GJUHA:

Paraqitja e idesë duhet të bëhet në përputhje me kriteret e vendosura në thirrje, bashkangjitur një buxheti të detajuar të kostove. Buxheti duhet të jetë në formën e një plani biznesi ku të paraqiten kostot që kërkohet të mbulohen nga granti i Ideve të Gjelbërta dhe bashkëfinancimi nëse ka, për periudhën njëvjeçare. Gjuha për paraqitjen e projekt-idesë është në shqip.

INFORMACION MBI AFATET KOHORE DHE MËNYRËN E APLIKIMIT: AFATI I FUNDIT PËR DORËZIMIN E APLIKIMEVE ËSHTË 3 MAJ 2017!

Aplikimet mund të dorëzohen elektronikisht në adresën partners@partnersalbania.org, ose dorazi / me postë në adresën: Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, Rr: ”Sulejman Delvina”, N.18, H.8, Ap.12; Njësia Bashkiake 5; Kutia Postare 2418/1, kodi postar 1022, Tiranë.

Partnerët Shqipëri do të nxjerrë një njoftim të dytë për datën e organizimit të konkursit.

PROCESI I PËRZGJEDHJES:

Përzgjedhja e ideve fituese do të realizohet nga një juri ekspertësh, profesionistë të fushës së ekonomisë, drejtësisë, mjedisit dhe biznesit.
Procesi i vlerësimit do të realizohet në dy faza:

* Faza e parë do të jetë përzgjedhja nga ana e Partnerëve Shqipëri e ideve që plotësojnë kriteret bazë të aplikimit;
* Faza e dytë do të jetë përzgjedhja nga ana e jurisë e tre ideve më të mira bazuar në listën e të përzgjedhurve nga faza e parë, si pjesë e një konkurimi të hapur publik.

Tre idetë fituese në nivel kombëtar do të bëhen automatikisht pjesë e konkurimit në nivel rajonal të organizuar nga Fondi Rockefeller Brothers dhe Partnerët Shqipëri, i cili do të organizohet në Mal të Zi në korrik 2017.

KALENDARI I AKTIVITETEVE INFORMUESE:

Për t’u ardhur në ndihmë aplikantëve të interesuar, Partnerët Shqipëri do të zhvillojë “SESIONE INFORMIMI ONLINE,” lidhur me procedurat dhe procesin e aplikimit. Sesionet orientuese do të organizohen sipas kalendarit të mëposhtëm:

* 11 prill 2017, ora 10.30
* 13 prill 2017, ora 10.30
* 18 prill 2017, ora 10.30
* 20 prill 2017, ora 10.30

Për të marrë pjesë në sesionet e informimit online, shprehni interesin tuaj duke dërguar email në adresën: partners@partnersalbania.org

PROCESI I MONITORIMIT:

Të gjithë fituesit në nivel kombëtar dhe rajonal do të hyjnë në një marrëdhënie kontraktuale si pjesë e këtij financimi, ku do të përcaktohen qartë detyrimet në nivel raportimi sipas indikatorëve të përcaktuar në projekt-ide dhe marrëveshjen e financimit.

/BusinessMag

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0