Shpallen 100 projektet fituese të kërkimit shkencor/ Dyfishohet numri, në lojë edhe biznesi - Business Magazine Albania

Shpallen 100 projektet fituese të kërkimit shkencor/ Dyfishohet numri, në lojë edhe biznesi

Shpallen 100 projektet fituese të kërkimit shkencor/ Dyfishohet numri, në lojë edhe biznesi

Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit ka shpallur 100 projektet fituese ne fushën e kërkimit shkencor, të cilat do të mbështeten me fonde nga buxheti i shtetit.

Kjo është lista e projekteve fituese në fushën e kërkimit shkencor që u shpall këtë të martë nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit. Janë gjithsej 100 projekte që do të përfijojnë fonde nga buxheti i shtetit me qëllim adresimin e probleme që ka shoqëria.

Projektet fituese që janë aplikuar nga petagogë me grada profesorë e doktorë  janë klasifikuar në dy drejtime.90 janë projekte të kërkimit dhe zhvillimit nga universitetet të cilat fokusohen në shqetësimet e vazhdueshme për problemet e ekonomisë, shëndetit, mjedisit dhe energjisë që përjeton sot planeti ynë, ndërsa 10 janë projekte të kërkimit shkencor që zhvillohen si partneritet i universiteteve me biznesin.

Në projektet kërkimore të universiteteve 20% janë në fushën e mjedisit, 25% në fushën e bujqësisë dhe ushqimit dhe 21% në fushën e shëndetit.

Lexo edhe:Para “falas” nga bankomatet irlandeze. Banka kërkon ndjesë: detyrimi bie mbi përfituesit

Ajo që bie në sy është numri i projekteve të financuara që rezulton dy herë më i lartë se ai i vitit të shkuar.

Kërkimi shkencor në vend nuk ka vuajtur ndër vite vetëm mungesën e financimeve, por edhe faktin se shumica e punëve kërkimore që janë bërë në vend kanë qenë abstrakte dhe nuk kanë adresuar problemet që ka shoqëria.

Kërkimi shkencor në vend është bazuar në tre kolona  kryesore, ku përfshihen fondet që vijnë nga AKSHI, aplikimet që bëhen për projektet e huaja dhe granti që ka vetë universiteti.

Zakonisht të gjitha projektet janë mbështetur në dy kolonat e para. Shpallja e projekteve fituese është përshëndetur edhe nga ministrja e Evis Kushi, e cila u ka uruar suksese kërkuesve shkencor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0