Para "falas" nga bankomatet irlandeze. Banka kërkon ndjesë: detyrimi bie mbi përfituesit - Business Magazine Albania

Para “falas” nga bankomatet irlandeze. Banka kërkon ndjesë: detyrimi bie mbi përfituesit

Para "falas"

Gabimi në sistemin e bankometeve të Bankës së Irlandës bëri që klientët që nuk kanë para në llogarinë e tyre të tërheqin deri në 1000 euro.

Pak minuta pasi  u përhap lajmi ‘se Banka e Irlandës po jepte para falas’, pati radhë të gjata në ATM në Dublin, ku njerëzit merrnin para që nuk i kishin gjendje në llogarinë e tyre.

Me ndërhyrjen e policisë, u ruajtën bankomatet derisa gabimi teknik në sistem të rregullohej.

Banka e Irlandës ka kërkuar falje për problemin teknik dhe paralajmëron përdoruesit e ATM-ve ose aplikacioneve bankare online se këto para do të debitohen nga llogaritë e tyre.

Në njoftimin e saj thuhet: “Kërkojmë falje për ndërprerjen e shkaktuar nga ky dështim. Ne e dimë se nuk kemi arritur në nivelin e shërbimit që klientët tanë presin nga ne,”

Brendan Burgess, themeluesi i AskAboutMoney.com, tha se banka duhej të përmirësonte sistemin e saj  të IT, ndërsa shtoi: “Nëse e dini se nuk keni para, por merrni 1000 euro nga llogaria bankare, jeni duke bërë mashtrim. Dhe ky nuk është një problem që ka të bëjë me sistemet e Bankës së Irlandës.”

The Guardian

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0