Shoqatat e biznesit: Rritja ekonomike e dobët. Qeveria duhet të vihet në lëvizje

Shoqatat e biznesit: Rritja ekonomike e dobët. Qeveria duhet të vihet në lëvizje



Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri, CCIA dhe Confindustria Albania, Shoqata e Industrialistëve Italianë në Shqipëri shprehen të shqetësuara për rritjen e ulët të ekonomisë, sipas shifrave të publikuara nga INSTAT.

Referuar shifrave në fjalë, rritja e PBB, për të dytin tremujor rradhazi, është rreth 2% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Sipas parashikimeve të Qeverisë, rritja do të duhej të ishte 4,3% në vitin 2019 dhe 4,4% për 2020-ën. Parashikimet e Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar – që ishin më të moderuara – u ripanë më pas në ulje, 2,9% për vitin 2019. Prej disa tremujorësh tashmë, ekonomia shqiptare nuk po rritet me një ritëm që të mund të çojë drejt rritjes së punësimit dhe përmirësimit të pagave.

Një rritje ekonomike prej 2,31% nuk mund të konsiderohet e kënaqshme dhe as e mjaftueshme për të gjeneruar vende të reja pune, apo për t’iu rikthyer nje cikli ekonomik rritës, sipas përfaqësuesve të biznesit.
Jo vetëm rritja ekonomike është thuajse e përgjysmuar krahasuar me parashikimet e Qeverisë për vitin 2019, por është e përgjysmuar edhe në krahasim më normën e rritjes së vitit 2017 (4%) dhe të vitit 2018 (4,2%).
Megjithëse nuk mund të mohohet se përkeqësimi i të dhënave të rritjes ekonomike në tremujorët e fundit varet pjesërisht nga faktorë të jashtëm e të paparashikueshëm, si reshjet e pakta të shiut në këta muajt e fundit, gjithsesi do të ishte kufizuese nëse analiza e ketyre indikatorëve negativë do t’i atribuohej thjesht prodhimit më të ulët të energjisë elektrike në Vend.
E vërteta shqetësuese është se shifrat në fjalë varen edhe nga një përkeqësim progresiv i klimës së biznesit që është rënduar edhe më shumë këtë vitin e fundit. Shumica e bizneseve italiane dhe ato të huaja në përgjithësi, ashtu si dhe firmat shqiptare, japin sinjalin se shumë gjëra nuk po funksionojnë ashtu siç është premtuar, duke e vështirësuar krijimin apo zhvillimin e veprimtarive ekonomike – burimi i vërtetë i të ardhurave dhe punësimit.

Lexo: Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, një trajnim për Vlerësimin e Performancës

Funksionimi i administratës publike gjithashtu ka krijuar shqetësim ndër investitorët, të cilët janë tashmë të lodhur nga nëpunësit publikë që kanë tendencën t’u shmangen vendimeve për të cilat ata do të duhej të ishin kompetentë, si dhe çdo lloj forme dialogu konstruktiv dhe të vazhdueshëm me bizneset; biznesi has vështirësi të dukshme në gjetjen e bashkëbiseduesve kompetentë dhe vetëm rrallë herë merr përgjigjet e duhura.

Këto pengesa jo vetëm shtojnë mosbesimin e bizneseve që operojnë në Shqipëri me pasoja negative në synimet e tyre për investime, por kontribuuojnë edhe në përkeqësimin e perceptimit të riskut të Vendit dhe për tërheqjen e cilitdo investitor të mundshëm.
Pavarësisht këtyre, vëmendja e institucioneve duket se përqëndrohet vetëm në debatet politike, pa u thelluar në analizën e shkaqeve të vërteta të ngadalësimit ekonomik dhe të klimës në rritje të humbjes së besimit që duket ka përfshirë të gjithë sipërmarrësit, duke preferuar, në vend të kësaj, të gjendet faji tek ndikimi i faktorëve të jashtëm.

Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri dhe Confindustria Albania, kërkojnë angazhimin e menjëhershëm të Qeverisë, të nëpunësve të saj dhe të të gjitha institucioneve, përfshirë dhe shoqatat e biznesit, për t’u përqëndruar në efikasitetin e reformave dhe që të vihen në zbatim të gjitha veprimet e nevojshme për t’i dhënë qartësi, siguri dhe parashikueshmëri, mjedisit të biznesit në respekt të rregullave të drejta, të përbashkëta dhe transparente. Sa u tha më sipër është themelore për një rritje të qëndrueshme, që të mund të përmirësojë kushtet e jetesës së popullit shqiptar e të përafrojë Shqipërinë me Bashkimin Europian, me shpresën për të ndalur largimin shqetësues të brezave të reja nga vendi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0