Shoqata e Investitorëve të Huaj: është përkeqësuar klima e biznesit në Shqipëri - Business Magazine Albania

Shoqata e Investitorëve të Huaj: është përkeqësuar klima e biznesit në Shqipëri


Mjedisi i biznesit sipas investitorëve, pjesë e  Shoqata e Investitorëve të Huaj (FIAA) është përkeqësuar këtë vit. FIAA prezantoi rezultatet e këtij vrojtimi bërë me një kampion sipërmarrjesh të rëndësishme në vend, antëtare të FIAA-s.

Sipas përfundimeve, sipërmarrjet mendojnë se klima e biznesit në 6 muajt e parë të vitit ishte e pavaforshme. Nga 0 në 100, që mund të shpreheshin, ku zero është pika më e pafavorshme, vlerësimi i dhënë nga sipërmarrja është 39.

Megjithatë, kjo nuk e ka shuar optimizmin e tyrë për gjysmën e dytë të vitit. Ato i japin një notë më të lartë klimës së ekonomisë në vend në muat e ardhshëm, megjithatë nën mesataren e vlerësimit (45 pikë)

Mes pengesave kryesore, sipërmarrjet rendisin monopolin dhe konkurencën e pa ndershme. Niveli më i lartë i pengesës renditet me 100 pikë  dhe sipërmarrjet i vlerësuan këto përkatësisht me 68 dhe 67 pikë.

Në treguesit e përkeqësuar është klima politike sipas anëtarëve të FIAA-s. Pjesa kyresore e treguesve të përkeqësuar u përket çëshjete të politikës dhe strukturave shtetërore.

Krahas klimës politikë, ka një përkeqësim të theksuar të vlerësimit të sipërmarrjes në transparencën e procedurave qeveritare, sigurinë dhe sistemin e procedurave të prokurimit publik.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0