Shndërroni kontaktet në klientë | Certifikohu nga Trajneri gjerman - Business Magazine Albania

Shndërroni kontaktet në klientë | Certifikohu nga Trajneri gjerman

klientë

Aftësia e negocimit është të kërkuarit me respekt për atë që duam, duke përfshirë vullnetin për të kuptuar se çfarë duan palët e tjera.

Pavarësisht nëse jeni pronar i një biznesi të vogël, një sipërmarrës i ri ose një sipërmarrës me përvojë, e vërteta e sinqertë është se dëshironi të shisni më shumë gjëra sesa jeni duke shitur aktualisht, apo jo?

A nuk do të ndiheshit i mahnitur të hyni në një dhomë plot me vendimmarrës dhe të jeni JU personi që e zotëron atë? Imagjinoni JU… të jeni në gjendje t’i afroheni me vetëbesim kujtdo dhe të dini saktësisht se çfarë të thoni, pa tingëlluar si një person i rëndomtë. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme të ndërtoni gradualisht një ekip përfaqësuesish të trajnuar mirë, të cilët do të punojnë për ju duke ju dërguar klientë me miratimin e tyre. Mësoni si të edukoni kontaktet tuaja për atë që bëni dhe llojin e klientëve me të cilët mund t’ju prezantojnë. Mbani mend se tani është ajo që dini – kë njihni – dhe kush ju njeh! Nëse doni të fitoni para, duhet të kontaktoni me profesionalizëm dhe t’a studioni klientin që keni përballë gjithmonë.

Për kë është ky trajnim:

  • Ky Trajnim është për pronarët e bizneseve, sipërmarrësit dhe profesionistët e shitjeve, që duan të krijojnë raporte profesionale produktive dhe të ofrojnë vlerë për botën.
  • Njerëz profesionistë ambiciozë me qëllime të mëdha dhe të definuara saktë qëllimet që i kanë vënë para vetes.

Për kë NUK është ky trajnim:

  • Për TY që je i kënaqur me pozitën në të cilën ndodhesh, me të ardhurat që siguron dhe nuk ke interes të zhvillosh akoma më shumë veten për të kaluar në një nivel tjetër…

Regjistrohu tani: https://konventa.denisgafuri.com/optin1667898161020

E-mail: sales@denisgafuri.com | Nr.tel: 049 893 693 & 049 893 888

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0