Shkurtime në ndihmën globale, Bill Gates ngre alarmin për pasojat te fëmijët - Business Magazine Albania

Shkurtime në ndihmën globale, Bill Gates ngre alarmin për pasojat te fëmijët

Fondacioni bamirës i themeluar nga Bill Gates ka dhënë një paralajmërim shqetësues mbi të ardhmen e shëndetit global të fëmijëve. Sipas një postimi zyrtar në blogun e Gates Foundation, për herë të parë në 25 vitet e fundit, numri i vdekjeve të fëmijëve pritet të rritet me rreth 200 mijë raste, si pasojë e shkurtimeve të ndihmës financiare për vendet në zhvillim.

Këto shkurtime janë iniciuar nga administrata e ish-presidentit amerikan Donald Trump, por Bill Gates thekson se Shtetet e Bashkuara nuk janë i vetmi vend që ka ulur fondet. Në një intervistë për The Conversation, Gates shpjegoi se edhe Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe vende të tjera të pasura kanë ndjekur të njëjtën qasje. “Por për të qenë i qartë, nuk është vetëm SHBA-ja që ka bërë shkurtime. Mbretëria e Bashkuar ka bërë shkurtime, Gjermania ka bërë shkurtime dhe ky efekt i përgjithshëm është ai që do ta bëjë këtë periudhë pesëvjeçare jashtëzakonisht të vështirë,” u shpreh Gates.

Pabarazi ekstreme në mbijetesën e fëmijëve

Gates solli në vëmendje dallimet dramatike mes vendeve të pasura dhe atyre më të varfra. Në rajone si veriu i Nigerisë, mbi 10% e fëmijëve vdesin para moshës pesë vjeç, ndërsa në SHBA kjo shifër është nën 1% dhe lidhet kryesisht me komplikacione gjatë lindjes. Ai theksoi se sëmundje si malaria, tuberkulozi dhe mungesa e ushqimit po rikthehen si kërcënime serioze, sidomos pas shkurtimeve të papritura të fondeve amerikane. “SHBA-ja largoi papritur shumë punonjës dhe ndërpreu financimet në gjysmën e parë të vitit. Pikërisht aty shpërndaheshin rrjetat kundër mushkonjave, ndihma ushqimore dhe identifikoheshin rastet e tuberkulozit,” shtoi Gates. Sipas tij, shkurtime të tilla të menjëhershme dhe masive kanë çuar në humbje të shumta jete, duke përmbysur përparimin e bërë ndër vite.

Lexo edhe: Ushqimi në Shqipëri është “më i lirë”, por familjet paguajnë çmimin më të lartë në Europë

Një arritje historike në rrezik

Gates rikujtoi se lëvizja globale për shëndetin publik kishte arritur të ulë me 50% vdekjet e fëmijëve, nga rreth 10 milionë në vit, në periudhën 2000–2025. Ky sukses u bë i mundur falë rritjes së investimeve në vaksina, trajtime dhe sisteme bazë shëndetësore. Tani, sipas tij, ky progres është seriozisht i rrezikuar.

Pse gjashtë muajt e ardhshëm janë vendimtarë

Duke folur për të ardhmen, Gates theksoi se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë kritikë për përcaktimin e politikave të financimit global. “Do të përcaktohet roli i Kongresit në buxhetet për shëndetin global. Do të shihet se si do të funksionojnë marrëveshjet e reja. Dhe për vendet e varfra, pyetja është: a do të ruajnë një nivel bujarie që na lejon të rikthehemi në rrugën e duhur?” Ai vlerësoi pozitivisht faktin që SHBA-ja ka ruajtur angazhimin ndaj Fondit Global, duke e cilësuar këtë si një sinjal të rëndësishëm për të bindur vendet evropiane të mos bëjnë shkurtime më të thella.

Ndihma globale: më pak se 1% e buxheteve kombëtare

Gates nënvizoi se ndihma për shëndetin global përbën më pak se 1% të buxheteve të vendeve të pasura, edhe pse shpesh perceptohet si shumë më e lartë. Ai kujtoi gjithashtu rritjen e madhe të ndihmës amerikane gjatë presidencës së George W. Bush, veçanërisht për luftën kundër HIV/AIDS në Afrikë. “Nuk ishte e drejtë t’i linim njerëzit të vdisnin kur ilaçet ishin kaq të lira. Sot, falë inovacionit, kemi mundësi edhe më të mëdha për të ulur vdekjet,” përfundoi Gates.

toi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0