Shkrihet Fiat Chrysler dhe PSA Group, Krijohet Stellantis - Business Magazine Albania

Shkrihet Fiat Chrysler dhe PSA Group, Krijohet Stellantis

Stellantis

Fiat Chrysler dhe francezi PSA, grupi që zotëron Peugeot dhe Citroen, do të jenë një tashmë, duke krijuar grupin Sytellantis. Aksionerët e dy kompanive kanë miratuar shkrirjen për të formuar Stellantis, grupin e katërt më të madh në Botë në fushën e automobilave.

Marrëveshja lindi në vitin 2019, kur filluan bisedimet. Kompania e shkrirë do të mbledhë bashkë marka si Peugeot, Citroen dhe Vauxhall nga PSA së bashku me Fiat, Jeep dhe Chrysler.

Stellantis është kompania e re, e cila do të thotë, të shkëlqesh me yjet. Me këtv grup, mblidhen 14 marka automjetesh nën një ombrellë, pasi këtu përfshihen edhe lojtarë të mëdhenj si Maserati dhe Alfa Romeo.

Sipas drejtuesve të grupit, shkrirja pritet të finalizohet deri në fund të marsit dhe sipas tyre, ajo do të sigurojë reduktime domethënëse në kosto.

Në të njëjtën kohë kanë lindur edhe shqetësime për mbylljen e mundshme të disa fabrikave, një ndër të cilat është edhe Vauxhall, në Britaninë e Madhe, ku janë 3 mijë të punësuar.

Me rritjen e grupit, rriten edhe sfidat e prodhimit dhe menaxhimit. Ndonëse grupi i katërt më i madh në botë i prodhimit të automobilave, nuk nënkupton domosdoshmërisht se mund të jetë më i miri. Kompani më të vogla dhe me numër më të vogël prodhimi kanë dëshmuar sukses.

Lexo: Elon Musk premton një Tesla plotësisht autonome prej 25,000 dollarësh

Tesla, është shembulli që tregon se edhe pse me prodhim relativisht më të vogël krahasuar me rivalët, ka një vlerë më të madhe në treg.

Stellantis do të renditet pas VW, aleancës Renault-Nissan-Mitsubishi dhe Toyota.

Pritshmëritë e investitorëve të Stellantis, ndryshe nga kritikët, synojnë që grupi të marrë më shumë fuqi për të konkurruar me rivalët.

Një fokus i rëndësishëm i grupit Kina, tregu më i madh në Botë. Aty shitetn 21 milionë makina në një vit.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0