Zv.Ministria e Shëndetësisë në një njoftim për shtyp, na informon për të dhënat gjatë 24 orëve të fundit. Janë testuar 27 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor. Prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me Covid-19.
Lexo: Cristiano Ronaldo i shndërron hotelet e tij në spitale
Në total deri në këto momente janë testuar 532 raste të dyshuara, dhe janë konfirmuar pozitvë me Covid-19, 42 raste. Rastet e konfirmuara janë nga këto qytete:
26 raste me Covid-19 në Tiranë
5 raste me Covid-19 në Durrës
2 raste me Covid-19 në Lushnje
2 raste me Covid-19 në Elbasan
5 raste me Covid-19 në Fier
2 raste me Covid-19 në Rrogozhinë
Nga të gjitha këto raste vetëm 17 janë të shtruar në Spitalin Infektiv të Tiranës. 3 prej tyre janë në terapi intensive: 66-vjeçarja nga Lushnja, 61-vjeçari nga Fieri dhe 50-vjeçarë nga Tirana. Gjendja e njërit prej personave të shtruar në spital është e rënduar ndërsa pjesa tjetër janë stabilizuar.
Në Institutin e Shëndetit Publik janë testuar deri në këto momente 17 personel shëndetësor. Rezulton se 2 prej tyre janë pozitivë, janë të vetë izoluar.
Lexo: Ja disa nga masat që ka marrë AirBnB për komunitetin e saj
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ekipet mjekësore i bëjnë thirrje qytetarëve që të vetëizolohen dhe të kontaktojnë me mjekët nëse kanë udhëtuar për në Itali. “Bashkëpunoni me mjekët dhe autoritetet”, shprehet zv.ministria.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.