Shkolla është investim "Disa mënyra që të ndihmoni fëmijën tuaj t'i kthehet shkollës pa stres" - Business Magazine Albania

Shkolla është investim “Disa mënyra që të ndihmoni fëmijën tuaj t’i kthehet shkollës pa stres”

Shkolla është investim "Disa mënyra që të ndihmoni fëmijën tuaj ti kthehet shkollës pa stres"

Shkolla është një vend ku mësohet dhe ku fëmija rritet. Që nga klasa e parë e deri te provimet e maturës është një rrugë shumë e gjatë për fëmijën tuaj. Edhe pse nuk është e nevojshme të shtoni dozën e tensionit mbi shkollën, është thelbësore t’i jepni të gjithë rëndësinë këtij vendi: në shkollë fëmijët kënaqen duke mësuar, qëndrojnë me të tjerët, kuptojnë se çfarë rruge do të ndjekin në të ardhmen. Për ta bërë këtë gjë, është e rëndësishme t’i jepni vlerë shkollës dhe të mos i transmetoni fëmijëve shqetësimet që lidhen me mësimet. Po ju propozojmë disa sekrete, në mënyrë që fëmijët tuaj të shkojnë me qejf në shkollë…

1-Zgjidhni së bashku mjetet e shkollës. Përzgjedhja dhe gëzimi i blerjeve të reja, jo vetem e parapëgatisin fëmijën për kthimin në shkollë., por edhe i shtojnë dëshirën për t’u kthyer.

2-Rivendosni rutinën e gjumit. Pa dyshim se kjo do të jetë pak  vështirë për t’u rivendosur, por e ndihmon  fëmijën të kthehet në rutinën normale të gjumit në javët para rifillimit të shkollës dhe kjo  do të jetë thelbësore në aftësinë e tyre për t’u përshtatur sa më shpejt me  jetën e shkollës.

3-Dëgjojeni fëmijën tuaj. Flisni me të se çfarë ndjenjash i shkakton kthimi  në shkollë. Kështu mund ta kuptoni dhe mund ta keni më të qartë se ku duhet ta suportoni.

Lexoni më tepër: Pesë mësime thelbësore vijnë nga libri që ka shitur më shumë se  32 milionë kopje!

4-Jini entuziast kur flisni për kthimin në shkollë. Fëmija juaj i kupton emocionet tuaja, prandaj jini të lumtur dhe të emocionuar që ato të kthehen. Kujtojuni atyre të gjitha gjërat argëtuese, si për shembull të shohin miqtë e tyre, mësimet që u pëlqejnë dhe kohën e lojës. Këto ndjenja pozitive do të fshihen mbi ta dhe do t’i ndihmojnë ata të fillojnë të presin me padurim të kthehen.

5-Jepni kohë që të përshtaten. Kthimi në shkollë mund të sjellë pasiguri, eksitim, lodhje ose emocione të tjera të mëdha. Disa fëmijë mund të duken veçanërisht të lodhur pas ditëve të tyre të para, ndërsa të tjerët mund të jenë më të ndjeshëm ose më pak tolerantë se zakonisht.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0