Shkolla e Jetës nis sezonin e ri për programin e Sipermarrjes Globale dhe Anglishtes - Business Magazine Albania

Shkolla e Jetës nis sezonin e ri për programin e Sipermarrjes Globale dhe Anglishtes

Shkolla e Jetës- The Life School fillon sezonin e ri ne 7 Shtator për Programin e Sipërmarrjes Globale dhe të Anglishtes.

Në këto programe do të mësoni të ngrini sipërmarrjen tuaj globale dhe përvetësimin e gjuhës angleze me mendësinë Amerikane.

Do të mësoni ccdo gjë që ka të bëjë me ndërtimin e markës/emrin tuaj, të gjitha strategjitë e marketingut, procesin e shitjeve, implementimin e sistemeve të ndryshme dhe ndërtimin e burimeve njerëzore/ ekipin/skuadrave.

Do të merrni ndihmë të personalizuar për ccdo fazë të rritjes së sipërmarrjes tuaj që mund të jeni.

Do të mësoni gjithashtu si të shtriheni në tregjet më të mëdha globale si Amerika, Kanada e Anglia.

Në përvetësimin e gjuhës angleze do të mësoni të gjitha themelet bazë të gjuhës me mendësinë dhe kulturën Amerikane, proceset e neuroshkencës, që ju ndihmojnë për ta përvetësuar më lehtë gjuhën, pa pasur nevojë për t’u ndarë me nivele.

Kështu, do të keni përgatitur veten tuaj për të mësuar ccdo gjuhë të huaj nëse e synoni.

Lexo: Një këndvështrim ndryshe mbi listën paraprake të librave të rekomanduara nga Ministria e Arsimit për bibliotekat e shkollave

Me sistemin PRAKTIK të mësimit Amerikan, ccdo informacion që do të mësoni, do ta APLIKONI gjithashtu duke krijuar rezultatet monetare që dëshironi.

Programi do të zhvillohet në Zoom dhe do të jetë i bazuar në New York dhe ju gjithashtu do të pajiseni me certifikata që do t’u njihen globalisht në mbarimin e Programit me 27 Qershor.

Për t’u përgjigjur, për pyetje apo për të bërë regjistrimin tuaj, mund të dërgoni një email tek elonalopari@gmail.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0