Shkencëtari i njohur "Michio Kaku" parashikon të ardhmen - Business Magazine Albania

Shkencëtari i njohur “Michio Kaku” parashikon të ardhmen

Michio Kaku është një nga komunikuesit më të mëdhenj të shkencës. Me libra shkencorë popullorë që nga vitet 1980 dhe shfaqje të panumërta televizive, ai është i mirënjohur për publikun që kërkon të mësojë më shumë rreth shkencës moderne. Kaku është gjithashtu akademik i respektuar, pasi ka botuar punime dhe tekste shkollore mbi tema të fizikës si teoria e fijeve. Ashtu si njerëz të tjerë që studiojnë shkencën dhe kanë një kuriozitet të lindur, Dr. Kaku është i interesuar për një gamë të gjerë temash dhe është i gatshëm të flasë për një numër prej tyre.

Këto janë tri parashikimet e akademikut amerikan për të ardhmen:

Njerëzit do të bëhen specie ndërplanetare

Duke pasur parasysh paratë, nivelin e angazhimit si nga burimet qeveritare ashtu edhe nga ato private, dhe vizioni që ekziston pas disa prej ideve të paraqitura Dr. Kaku është optimist se njerëzimi është gati që të kalojë në një “epokë të artë të eksplorimit të hapësirës”.

Sigurisht, ai është praktik edhe për problemet me të cilat do të përballeshim nëse do të përpiqeshim të zhvendosnim një milion njerëz në Mars.

Për shembull, ai vë në dukje se pak njerëz duket se shpjegojnë ndonjëherë se si të sigurojnë strehim për një milion njerëz në Mars, ose se si do të përpiqeshin të merrnin mjetet e nevojshme për t’i ndërtuar godinat atje. Ai sugjeron se përgjigjja mund të jetë mbështetja në robotët “vetëpërsëritës”, por kjo kërkon shpikjen e tyre së pari.

Ne do të zgjerojmë kapacitetet e trurit

Duke pasur parasysh përparimin e shkencës në prodhimin e çipave kompjuterikë më të lirë, më të vegjël dhe më të shpejtë, të njohur si Ligji i Moores, Dr. Kaku sugjeron se ka të ngjarë të jetë vetëm një çështje kohe përpara se të kemi akses në kompjuterë të lirë kudo gjatë gjithë kohës  duke përfshirë këtu edhe tek ata të integruar tek njerëzit. Ai ofron një imazh të një bote të re të guximshme të teknologjisë së lartë. Dhe kush janë njerëzit e parë që blenë lentet e kontaktit në internet? Studentët në kolegje që marrin provimet përfundimtare. Ata do të mbyllin sytë dhe do të shohin të gjitha përgjigjet e provimit tim në lentet e tyre të kontaktit. Dhe kjo mund të jetë shumë e dobishme. Nëse jeni në një event dhe aty janë të pranishëm njerëz shumë të rëndësishëm që mund të ndikojnë në të ardhmen tuaj, por nuk e dini se cilët janë ata, në të ardhmen, do të dini saktësisht se me kë po ndani të njëjtin ambient. Mund t’i përdorni lentet edhe në një “blind date”. Kandidati që keni përballë mund të thotë se është beqar, i pasur dhe i suksesshëm. Por lentet tuaja të kontaktit thonë se ai paguan mbështetje financiare për fëmijët dhe se është tre herë i divorcuar.

Do të mposhtim kancerin

Dr. Kaku argumenton se ne jemi shumë pranë mposhtjes së kancerit njëherë e përgjithmonë dhe të përfshihemi në një epokë të re të zbulimeve shkencore. Ne do të kemi një plumb magjik kundër kancerit duke përdorur nanomjekësinë. Kjo do të thotë, molekula individuale në qeliza që mund të targetojnë qelizat individuale të kancerit, duke përdorur nanoteknologjinë. Dhe gjëja tjetër e madhe është kur tualeti juaj bëhet inteligjent. Në të ardhmen, tualeti juaj do të jetë linja e parë e mbrojtjes kundër kancerit, sepse lëngjet tuaja trupore  gjaku dhe lëngjet e tjera trupore, përmbajnë gjurmë të ndoshta disa qindra qelizave kancerogjene në trupin tuaj, ndoshta vite përpara se të formohet një tumor….Kanceri do të bëhet si ftohja e zakonshme, domethënë, ne jetojmë me të ftohtin e zakonshëm, në të vërtetë nuk vret askënd, përveçse ndoshta nëse keni pneumoni.futurology

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0