auditimi i bizneseve të mëdha do të bëhet nga kompani të huaja

Shkëlqim Cani, auditimi i bizneseve të mëdha do të bëhet nga kompani të huaja


Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se auditimi i biznesit të madh do të bëhet nga kompani të huaja. Kjo sipas Canit, jo për t’i hequr drejtimin organeve të tatim-taksave, por që taksidarët mos shkojnë tek biznesi dhe për të ulur nivelin e riskut. Cani:”Bizneset e mëdha u hapet hapësira për të ulur nivelin e riskut të tyre, nëse do të pranojnë, kundrejt një udhëzimi që do të dalë nga Ministria e Financave, që auditimi i biznesit të tyre, (pjesa fiskale le të themi) të realizohet nga kompani ndërkombëtare të njohura për të zëvendësuar sa më shumë, por pa ia hequr të drejtën finale organeve të tatim-taksave për të kontrolluar auditorin ndërkombëtar, por që të mos vinë takisdarët tek ju, por të realizohet auditi fiskal me anë të auditimit të kompanive të mirënjohura ndërkombëtare.”

Kreu i Financave tha se përshtatja e projektligjit të ri parashikon që deri në 31 mars 2016 biznesi i madh të punojë me fatura për individët. “Them që së dyti ky ligji i ri ose përshtatja e ligjit ka edhe një element tjetër, atë që deri në 31 mars 2016 biznesi me shumicë ka mundësi të faturojë ose të punojë me kasën fiskale me individë për masën deri 10%. Ndryshe nga tradita e keqe ne e ndryshpojmë këtë traditë, lejojmë deri në mars të vitit tjtetër që biznesi i madh të lëshojë kupona tatimorë për individët, dhe pas 1 prillit të mos punojë më me kupona tatimorë, por këtë detyrë t’ia lërë biznesit të vogël që është puna e tij, ndërkohë biznesi i madh të përshtatet për të hapur shitjen e tij me pakicë, por të ndarë nga ai me shumicë.”

/Telegrafi/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0