Shkaterrohet rrjeti kriminal i cybersex - Business Magazine Albania

Shkaterrohet rrjeti kriminal i cybersex


Afersisht 60 te dyshuar u arrestuan dje ne Filipine per akuzat e drejtimit te nje rrjeti nderkombetar te shfrytezimit seksual nepermjet internetit. Sipas raporteve te Associated Press, policia filipinase tha se te dyshuarit shenjestronin qindra njerez online, i benin ato per vete dhe kryenin seks me to online. E gjithe kjo filmohej nga krimineli i cili me pas kerkonte para nga viktima. Nese nuk e bente kete, ai/ajo kercenohej me shperndarjen e videos ne fjale miqve apo te afermeve te tij/saj.

Ky rrjet u shkaterrua pas investigimeve te Policise Filipinase, Interpolit dhe US Department of Homeland Security. Te pakten 58 vete u arrestuan ne Manila dhe qytete te tjera filipinase. Zyrtaret deklaruan duke thene se mijera dollare ishin mbledhur nga keta kriminele te dyshuar nga qindra viktima, me se shumti nga Azia, Europa dhe Amerika perfshire edhe nje djale 17 vjecar skocez i cili kishte vrare veten pasi ishte shenjestruar nga kriminelet ne Skype.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0