Shitjet me pakicë shënojnë rritje në Gjermani - Business Magazine Albania

Shitjet me pakicë shënojnë rritje në Gjermani


Blerësit gjermanë mbeten një shtyllë kryesore në rritjen e ekonomisë më të madhe në Europë, me rritjen e shitjeve me pakicë me një ritëm të përshpejtuar gjatë muajit Qershor në mes të një tregu solid të punës, normave të ulëta të interesit, rritjes së të ardhurave dhe inflacionit të dobët.

“Shitjet me pakicë u rritën sipas parashikimeve me 1,1 %, më shumë se dyfishi i rritjes prej 0,5 % në muajin Maj”, njoftoi zyra e Statistikave Federale “Destatis”.

Rritja e tyre gjatë muajit Qershor përfaqëson rritjen më të madhe që prej Tetorit.

Lexo: Shitjet globale të e-Commerce kapin shifrën e $1.9tr

Pritshmëritë e analistëve ishin që shitjet me pakicë të shënonin një fitim prej vetëm 0,2 % gjatë muajit të kaluar.

“Besimi i konsumatorëve mbetet i shkëlqyeshëm”, tha Instituti i Kërkimeve të Tregut me bazë në Nuremberg, javën e kaluar, sipas të cilit treguesi i besimit të konsumatorit i parashikuar, muajin e ardhshëm do të rritet me 10,8 pikë.

“Punësimi ka arritur nivelin më të lartë që prej unifikimit gjerman 27 vjet më parë, duke u rritur me 1,5 % (ose numri i të punësuarve ka shkuar në 44,2 milionë) në Qershor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar”, njoftoi Destatis.

Shitjet vjetore të shitjeve me pakicë u rritën me 1,5 % gjatë muajit Qershor.

Burimi: arbresh.info

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0