Shitjet globale të kompjuterave bien me 7% gjatë 2020

Shitjet globale të kompjuterave bien me 7% gjatë 2020

Shitjet globale

Shifrat e fundit, që raportohen nga firma analitike, Canalys, projektojnë një rënie prej 7% në shitjet globale të kompjuterave, për shkak të tensioneve financiare.

Kategoria është një prej segmenteve të shumta të bizneseve, që janë ndikuar nga masat e marra për shkak të COVID-19. Firma analitike vëren se ndikimi i drejtpërdrejtë i virusit është kryesisht në industri, për shkak të rënies së zinxhirit të furnizimit të Kinës.

Gjithashtu si rezultat i recensionit global, shitjet pritet të vijojnë me rënie sepse njerëzit nuk ka para për të shpenzuar, duke blerë pajisje të reja. Konkretisht në Amerikën e Veriut, rënia ka qenë me 6% ndërsa mbi 40 milionë amerikanë kanë ngelur të papunë që nga fillimi i pandemisë.

Lexoni: Fillon prodhimi i iPhone 12, me çmim dhe teknologji më të mirë

Firma nuk pret një rikuperim të plotë gjatë 2020-ës. Parashikimet janë për 2 vitet e ardhshme ku shumë gjëra mund të ndryshojnë deri atëherë. Rajonet e Azisë Juglindore dhe Kinës do të kenë rënie më të vogla dhe të rikuperohen më shpejt për shkak edhe të një menaxhimi efektiv të krizës.

Vlen të përmendet se industria e PC-ve nuk ishte aq e goditur sa ajo e smartphone-ve.  Prodhuesit ishin në gjendje të vazhdonin punën, për shkak të konsumatorëve dhe bizneseve, që blenë pajisje në mënyrë që të përshatnin ambientet e shtëpisë në zyrë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0