Shitjet e smartphone bien me 3% në të gjithë botën. Xiaomi me super-rritje

Shitjet e smartphone bien me 3% në të gjithë botën. Xiaomi me super-rritje


Shifrat për shitjet e smartphone në 3 mujorin e parë të vitit, duken pak të miksuara, me emocion të ndryshme. Këto rezultate, vinë nga International Data Corporation. Sipas tyre, shitjet e smartphone ranë me 3%, në krahasim me të njëjtën periudhe e një viti më parë.

Nga Janari deri në Prill 2017, shitjet e smartphone shënonin shifrën e 344.4 milionë njësi në të gjithë botën. E njëjta periudhë për vitin 2018, 334.3 milionë njësi, me një rënie prej 2.9%. Rënien më të madhe, e ka pësuar Kina. Ajo pa më pak se 100 milion shitje, më e ulëta kjo që prej vitit 2013.

Por, këto numra nuk duhet të na frikësojnë. Përsa i përket të ardhurave, ky treg është ende tepër aktiv. Madje, do të vazhdojë të jetë i tillë edhe për vite në vijim. Pas të gjithash, konsumatorët janë bërë më të vetëdijshëm, ndërkohë që çmimet vetëm rriten.

Lexoni: Raporti: Samsung do të humbasë market-share në vitin 2018

Por, le ta ngushtojmë pak studimin dhe të marrim vetëm disa kompani. Samsung, Apple, Huawei, Xiaomi, OPPO, janë disa prej kompanive me më shumë shitje.

Shifrat vijojnë si më poshtë:

shitjet e smartphone

Siç edhe shihet nga tabela, linderi i tregut Samsung, ka pësuar një rënie prej 2.4%, ndërkohë që Apple rritet me 2.8%. Huawei nga ana tjetër është rritur ndjeshëm me 13.8% ndërkohë që Xiami thuajse ka dyfishuar shitjet e saj me një rritje prej 87.8%. OPPO më pas ka një rënie prej 7.5%. Lajmet të këqia duken për prodhuesit e tjerë të smartphone, teksa rënia është 18.5%.

Burimi: Android Authority

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0