Shitja e Telekom Albania, punonjësit kërkojnë garanci - Business Magazine Albania

Shitja e Telekom Albania, punonjësit kërkojnë garanci


Sindikata e Punonjësve të Poste-Telekomit Shqiptar kërkon garanci në procesin e transaksionit nga kompania greke OTE, pjesë e grupit Deutsche Telekom, të aksioneve në kompaninë Telekom Albania tek kompania bullgare “Albania Telecom Invest AD”. Duke patur deri tani kontrollin e aksioneve, kompania OTE e ka menaxhuar kompaninë shqiptare Telekom Albania, e cila punëson 27 % të punonjësve në sektorin e komunikimeve celulare në Shqipëri.

Në një njoftim për media, thuhet se, “nisur  nga komunikimet zyrtar të kompanisë OTE, gjatë gjysmës së parë të vitit 2019, deri kur shitja e Telekom Albania të përfundojë, pas lejes dhe miratimit nga autoritetet kompetente shqiptare, Sindikata e Punonjësve të Postë-Telekom Shqipëri u kërkon autoriteteve”:

Lexo: OTE konfirmon shitjen e ‘Telekom Albania’ tek Spas Roussev dhe Elvin Guri për 50 milionë euro

  1. Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencisë dhe në veçanti Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), që të bëjnë publike negociatat dhe të sigurojnë se plani i biznesit i kompanisë bullgare “Albania Telecom Invest AD” do të ruajë vendet e punës aktuale në kompaninë Telekom Albania dhe nuk do të aplikojë shkurtime drastike të vendeve të punës, me justifikim futjen e teknologjive të reja.
  2. Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit i kërkontët të mbikqyrë me kujdes dhe rreptësisht këto negociata, për të mos lejuar cënimin e interesit publik, në rradhë të parë të së ardhshmes së vendeve të punës në kompaninë Telekom Albania, si dhe të kërkojë pranimin nga kompania investuese “Albania Telecom Invest AD” realizimin e kontratës kolektive të punës me punonjësit e Telekom Albania, si një garanci më shumë për sigurimin e vendeve të punës.

Në rast se konstatohet ndonjë shkelje logjore lidhur me punëmarrësit përfaqësuesit e sindikatës paralajmërojnë se do të kundërveprojnë.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0