Shiten për 5 miliardë dollarë kompanitë Yahoo dhe AOL - Business Magazine Albania

Shiten për 5 miliardë dollarë kompanitë Yahoo dhe AOL

Yahoo

AOL dhe Yahoo janë duke u shitur përsëri, këtë herë te një firmë private kapitali. Kompania Verizon do t’ia shesë për 5 miliardë dollarë firmës Apollo Global Management krahun e saj Verizon Media, që përbëhet nga platformat pioniere të teknologjisë. Verizon tha të hënën se do të mbajë 10% të aksioneve në kompaninë e re, e cila do të quhet Yahoo.

Yahoo në fund të shekullit të kaluar ishte fytyra e internetit, duke i paraprirë platformat teknologjike gjigante që ndoqën hapat e saj, si Google dhe Facebook. Ndërsa AOL ishte portal kryesor në ditët e para të internetit.

Verizon kishte shpresuar që të shfrytëzonte kompaninë AOL për të realizuar një hyrje të shpejtë në tregun e celularëve, duke shpenzuar më shumë se 4 miliardë dollarë për kompaninë në vitin 2015. Plani ishte që të përdorte platformën e reklamave të iniciuar nga AOL për të shitur reklama dixhitale. Dy vjet më vonë, shpenzoi edhe më shumë për të blerë kompaninë Yahoo dhe i bashkoi ato.

Megjithatë, shpejtësia me të cilën Google dhe Facebook u rritën shuajti shpresat dhe u bë e qartë shumë shpejt se nuk kishte gjasa të realizoheshin aspiratat e kompanisë Verizon për këto dy kompani.

Një vit pasi bleu kompaninë Yahoo, Verizon shënoi vlerën e operacionit të kombinuar, të quajtur “Oath”, në mbi 4.5 miliardë dollarë që kishte shpenzuar për të investuar në Yahoo.

Lexo: Estonia: Nga taksat te shëndetësia, si jetohet në vendin ku gjithçka është e digjitalizuar

Si pjesë e marrëveshjes së njoftuar të hënën, Verizon do të paguhet 4.25 miliardë dollarë në para, interesa të preferuar prej 750 milionë dollarësh dhe një sasi të vogël aksionesh. Transaksioni përfshinë pasuri të kompanisë Verizon Media, përfshirë markat dhe bizneset e saj si Yahoo dhe AOL.

Marrëveshja pritet të mbyllet në gjysmën e dytë të vitit. Aksionet e kompanisë Verizon Communications Inc., me qendër në Nju Jork, u ngritën pak përpara hapjes së tregut të aksioneve.

VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0