Shifrat shqetësuese! Njerëzit shpenzojnë një të tretën e kohës së tyre të zgjimit në aplikacionet mobile - Business Magazine Albania

Shifrat shqetësuese! Njerëzit shpenzojnë një të tretën e kohës së tyre të zgjimit në aplikacionet mobile

Njerëzit shpenzojnë mesatarisht 4.8 orë në ditë në celularët e tyre, sipas firmës së monitorimit të aplikacioneve App Annie.

Në vitin 2020, rregullatori në Mbretërinë e Bashkuar, Ofcom gjeti sasi të ngjashme të kohës së shpenzuar, megjithëse hulumtimi i tij përfshinte dhe kohën e shpenzuar para TV.

Raporti i App Annie tregon se aplikacionet janë shkarkuar 230 miliardë herë në vitin 2021, ndërsa janë shpenzuar 170 miliardë dollarë (125 miliardë paund).

TikTok ishte aplikacioni më i shkarkuar në mbarë botën, me përdoruesit që shpenzonin 90% më shumë kohë krahasuar me vitin 2020.

“Ekrani i madh po vdes ngadalë, pasi celulari vazhdon të thyejë rekorde në pothuajse çdo kategori, me kohën e shpenzuar, shkarkimet dhe të ardhurat”, tha shefi ekzekutiv i App Annie, Theodore Krantz.

Lexo edhe: Google ngre alarmin. Ja 150 aplikacionet e dëmshme që duhet t’i fshini nga telefoni juaj

Firma monitoruese parashikoi se deri në gjysmën e dytë të këtij viti, TikTok do të kalonte 1.5 miliardë përdorues aktivë mujorë.

Koha mesatare e shpenzuar në aplikacionet celulare ishte katër orë e 48 minuta, 30% më shumë nga viti 2019, tregoi raporti i App Annie.

Kjo u llogarit në dhjetë tregje, duke përfshirë Indinë, Turqinë, SHBA-në, Japoninë, Meksikën, Singaporin dhe Kanadanë. Përdoruesit në Brazil, Indonezi dhe Korenë e Jugut kalonin pesë orë në ditë.

Nga kjo kohë, shtatë nga çdo 10 minuta shpenzoheshin në aplikacione sociale, fotografike dhe video, me TikTok kryesues, sugjeron raporti.

bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0