Ai është kontakti i parë i pacientit zero, ose personit të parë të identifikuar me koronavirus në Shqipëri.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe kryeministri Rama.
Babai i djalit 29-vjeçar rezultoi pa koronavirus edhe dy ditë më parë, por nevojitej një test i dytë për ta konfirmuar tërësisht zhdukjen e virusit.
“Një pacient tjetër është në pritje të rezultatit të testit të dytë, pasi në të parin ka rezultuar i shëruar, pa koronavirus”, shkruan ministrja Manastirliu.
“Ju lutem kujdes! Të prekurit po shtohen, spitali Infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës. Ju lutem qëndroni në shtëpi. Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi 127!”, bën thirrje ministrja.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.