Shenjat paralajmëruese kur smartphone-t janë hakuar - Business Magazine Albania

Shenjat paralajmëruese kur smartphone-t janë hakuar

Një ekspert i sigurisë kibernetike ka zbuluar shenjat treguese se hakerat po përdorin kamerën tuaj të laptopit ose të smartfonit për t’ju spiunuar.

Tove Marks nga VPNOverview përshkroi shenjat kryesore nëse jeni në vëzhgim.  Marks shpjegoi se një haker duhet vetëm të vendos një pjesë të kodit me qëllim të keq për të fituar akses në kamera dhe përdoruesit mund të mos e dinë kurrë se janë nën sulm.

Të dhënat tregojnë se një në dy amerikanë nuk janë në dijeni se kamera e tyre e laptopit mund të hakohet. Marks ndan gjithashtu këshilla për uljen e rrezikut të një sulmi, si përdorimi i kapakut të kamerës dhe përditësimi i vazhdueshëm i sistemit operativ.

Hakerat pretendojnë se kanë imazhe të ndjeshme për ju dhe planifikojnë t’i publikojnë ato në internet nëse nuk i plotësoni kërkesat e tyre. Marks tha se fotot ka të ngjarë të jenë marrë nga hakeri duke përdorur kamerën tuaj.

Një tjetër shenjë paralajmëruese është nëse shihni se drita në kamerë pulson. Shumica e kamerave të laptopëve kanë një dritë të vogël majtas ose djathtas që ndizet kur kamera është në përdorim.  iPhone-t sinjalizojnë se kamera është në përdorim me një pikë të gjelbër.

Marks tha se nëse drita e vogël në kamerën e laptopit pulson, atëherë kini parasysh se dikush mund të jetë duke ju spiunuar. Për përdoruesit e smartfonëve, kamera mund të jetë hakuar nëse shihin ikonën në ekran dhe kamera juaj nuk është në përdorim.

Detaji i fundit për t’u kujdesur është nëse bateria e pajisjes zbrazet më shpejt se zakonisht, kjo shkaktohet nga konsumimi i energjisë nga kamera, sepse është vazhdimisht e ndezur. dailymail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0