Trupi nuk hesht kurrë, edhe kur jemi në gjumë. Shpesh, ajo që përpiqemi të injorojmë gjatë ditës, del në pah natën përmes sinjaleve të qarta që lidhen me stresin dhe lodhjen emocionale. Marrëdhënia mes gjumit dhe stresi është e fortë, dhe kur kjo balancë prishet, ndikimi ndihet menjëherë në cilësinë e pushimit.
Lexo gjithashtu: Robert Kiyosaki: Fronti i tretë në Lindjen e Mesme do të godasë xhepat e qytetarëve
Një nga shenjat më të zakonshme është zgjimi i shpeshtë gjatë natës. Mendja e ngarkuar nuk arrin të qetësohet plotësisht, duke e bërë të vështirë rikthimin në gjumë. Edhe kur arrin të flesh, mund të zgjohesh i lodhur, sikur nuk ke pushuar fare, një tregues se trupi nuk ka hyrë në fazat e thella të rikuperimit.
Stresi shfaqet edhe përmes ëndrrave të shumta apo maktheve, që shpesh lidhen me ankthin dhe emocionet e shtypura. Një tjetër sinjal i fortë është bruksizmi, kërcitja e pavullnetshme e dhëmbëve gjatë natës, e cila shoqërohet me tension në nofull dhe lodhje në mëngjes.
Shumë njerëz përjetojnë gjithashtu djersitje gjatë natës, ndryshim të vazhdueshëm të pozicionit në shtrat apo një ndjesi të vazhdueshme tensioni, edhe kur janë duke fjetur. Në raste të tjera, shfaqen rrahje të shpejta të zemrës, zgjime nga zhurma të vogla apo vështirësi për të arritur një gjumë të thellë dhe të qëndrueshëm.
Stresi kronik mund të ndikojë edhe në trup në mënyra më fizike, si dhimbje stomaku gjatë natës apo gërhitje më e shpeshtë, duke e bërë pushimin edhe më të fragmentuar.
Të gjitha këto janë sinjale që trupi dërgon për të treguar se diçka nuk është në ekuilibër. Në shumë raste, nuk është rutina para gjumit problemi kryesor, por ngarkesa emocionale që mbartet gjatë ditës dhe që nuk gjen hapësirë për t’u çliruar.
Në fund, gjumi nuk është thjesht pushim, është pasqyrë e gjendjes sonë të brendshme. Dhe kur ai prishet, shpesh është koha të dëgjojmë më me kujdes atë që trupi po përpiqet të na thotë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto