Sheki Useini, folës në konventën, Suksesi është qëllimi yt - Business Magazine Albania

Sheki Useini, folës në konventën, Suksesi është qëllimi yt

Sheki Useini

Sheki Useini, është bartës i brezit të ri në Karate – si sport luftarak. Pjesëmarrës në mbi 40 ndeshje kombëtare e ndërkombëtare në Karate dhe Kikboks. Mësues i meditimit, hipnozës terapike dhe meditimit terapik

Sheki Usein, folës në konventën, mësues i meditimit, hipnozës terapike dhe meditimit terapik 

Si emigrant në Zvicër filloi karrierën e tij, për:

  • Arte marciale;
  • Meditim;
  • Hipnozë;
  • Psikologji;
  • Filozofi;
  • Themelues dhe udhëheqës i shkollës së Karatesë në Zvicër.
  • Autor i “Kush je ti..?” dhe “Kontrata me Shpirtin”, ndërsa, së shpejti do të sjellë librin e tij më të ri «KTHESA E MADHE – Arti i të jetuarit në maksimum».

I suksesshëm në:

  • Gastronomi/Turizëm;
  • Tregtinë e letrave me vlerë (aksioneve) në bursë;
  • Tregtinë me metale të çmuara (Ari dhe Argjend).

“Pika e vlimit” siç e quan Sheki, e impresionimit të tij pas Spiritualitetit, ndodhi pas qëndrimit të tij 33 ditorë në Ashramin Osho, të Indisë. U certifikua si mësues i meditimit dhe hipnozës terapike, duke u specializuar për OSHO Meditimin Dinamik, si meditim terapik.

Qëllimi dhe fokusi i tij është që me përkushtim të madh të hulumtojë për shkencën e spiritualitetit, të kuptojë ligjet universale, të studiojë raportin e Vetëdijes dhe Nëndijes, si dhe të ofrojë mësime për të tjerët se si meditohet dhe si praktikohet hipnoza terapike. Dëshiron të kontribojë në shoqëri, duke kultivuar vlera, si: respekti, dashuria, sinqeriteti, besnikëria dhe dinjiteti njerëzor.

“Paqja e brendshme, liria dhe lumturia janë për mua vlera, për të cilat nuk do të bëja asnjëherë kompromise.”, shkruan Sheki.

“Të folurit në publik më jep një ndjesi të jashtëzakonshme! I LOVE IT!”

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0