Shefi i OKBS-së thirrje: “Më shumë taksa për kompanitë e karburanteve fosile” - Business Magazine Albania

Shefi i OKBS-së thirrje: “Më shumë taksa për kompanitë e karburanteve fosile”

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha se ekonomitë e zhvilluara duhet të vendosin një taksë shtesë mbi fitimet e firmave të karburanteve fosile, me fondet e devijuara në vendet e prekura nga ndryshimet klimatike dhe familjet që luftojnë me krizën e kostos së jetesës.

Në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Antonio Guterres u shpreh se, industria e lëndëve djegëse fosile po “shijon qindra miliarda dollarë subvencione dhe fitime të papritura, ndërkohë që buxhetet e familjeve tkurren dhe planeti ynë digjet”.

Firmat e lëndëve djegëse fosile dhe “mundësuesit” e tyre duhej të mbahen përgjegjës, vazhdoi më tej Guterres. “Kjo përfshin bankat, kapitalin privat, menaxherët e aseteve dhe institucionet e tjera financiare që vazhdojnë të investojnë dhe sigurojnë ndotjen nëpërmjet  karbonit.”

Lexo edhe: Kriza energjetike ka ringjallur tregun e qymyrit

Ai gjithashtu përmendi në fjalim edhe atë që e quajti “makina masive e marrëdhënieve me publikun që grumbullon miliarda për të mbrojtur industrinë e karburanteve fosile nga investigimet”.

Pavarësisht vërejtjeve, Guterres në dukje e pranoi realitetin e situatës aktuale, në të cilën qymyri, nafta dhe gazi vazhdojnë të luajnë një rol vendimtar në botën moderne, si në ekonomitë e zhvilluara ashtu edhe në ato në zhvillim.

“Sigurisht, karburantet fosile nuk mund të mbyllen brenda natës”, tha ai. “Një tranzicion i drejtë do të thotë të mos lëmë asnjë person apo vend pas. Por është koha për të vënë në dijeni prodhuesit e karburanteve fosile, investitorët dhe mundësitë. Ndotësit duhet të paguajnë. Dhe sot, unë po u bëj thirrje të gjitha ekonomive të zhvilluara që të tatojnë fitimet e papritura të kompanive të karburanteve fosile.”

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0