Business Magazine Albania

SHBA miraton shitjen e mishit të krijuar në laborator

mish

Departamenti Amerikan i Bujqësisë në SHBA miratoi të mërkurën shitjen e mishit të krijuar në laborator. Upside Foods dhe Good Meat janë dy kompanitë e para që e kanë marrë e miratimit.

Nëntorin e kaluar, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) e konsideroi mishin e krijuar në laborator të sigurt për t’u ngrënë.

Uma Valeti, CEO dhe themeluesja e Upside Foods, e deklaroi pas miratimit se kjo ishte një “ëndërr e realizuar” dhe që shënon fillimin e një epoke të re.

Ky vendim do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si mishi shkon në tryezën tonë. Është një hap gjigant drejt një të ardhme më të qëndrueshme.” tha Valeti në një deklaratë.

Çfarë është mishi i krijuar në laborator?

Ndryshe nga mishi me bazë bimore, mishi i krijuar në laborator është krijuar nga proteina shtazore. Por në këtë rast shmanget dhe therja e kafshëve, dhe kjo është dhe krenaria më e madhe e prodhuesve që mburren dhe e reklamojnë atë si një alternativë “etike”.

Krijimi i këtij mishi nis me mbledhjen e qelizave nga një kafshë e gjallë ose një qelizë e fekonduar, për të krijuar më pas një bankë qelizore. Qelizat më pas kultivohen në rezervuare çeliku dhe ushqehen me lëndë ushqyese të ngjashme me atë që konsumojnë kafshët.

Më pas mishi formohet në copa tradicionale si fileto etj. Në vitin 2020, Singapori i dha autorizimin kompanisë Just Eat për të prodhuar mish artificial.

Ku do të shitej mishi?

Pavarësisht autorizimit të SHBA-së, disponueshmëria e mishit “të prodhuar” në laborator për konsum mesatar të amerikanëve nuk pritet të ndodhë brenda natës, kryesisht për shkak të kostos së lartë të prodhimit.

Ndërkohë disa restorantet luksoze kanë bërë marrëveshje për të përdorur këtë produkt që vjen nga laboratori. Upside tha se porosia e saj e parë u bë nga një restorant me tre yje të “Michelin Chef Dominique Crenn” në San Francisko, Bar Crenn, ndërsa mishi i parë i kompanisë Good Meat do t’i shitet shefit të famshëm Jose Andres.

Lexo: Instagram lejon përdoruesit të shkarkojnë videot e Reels-it nga llogaritë publike

A është mishi i rritur në laborator miqësor ndaj mjedisit?

Industria është pritur gjithashtu me entuziazëm nga organizatat mjedisore.

Sipas shifrave të OKB për Ushqimin dhe Bujqësinë, prodhimi blegtoral përbën 14.5% të emetimeve të gazrave serrë në botë. Ndaj, mishi i rritur në laborator është quajtur si një alternativë miqësore me mjedisin.

Megjithatë, një hulumtim i rishikuar nga Universiteti i Kalifornisë muajin e kaluar, sugjeroi se mishi i krijuar në laborator mund të mos jetë aq i mirë për mjedisin sa mendohet.

Sipas hulumtimit, energjia e kërkuar dhe gazrat serrë të emetuara në të gjitha fazat e prodhimit të mishit të rritur në laborator ka të ngjarë të jenë më të larta se mishi tradicional.

NYTimes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0