SHBA miraton medikamentin e parë për trajtimin e COVID-19

SHBA miraton medikamentin e parë për trajtimin e COVID-19

Në SHBA është miratuar përdorimi i medikamentit Anti-viral Remdesivir për të trajtuar pacientët me COVID-19 në spitale. Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në SHBA tha se ai zvogëlon kohën e shërimit mesatarisht për pesë ditë.

deklaratë u theksua se ilaçi u miratua për përdorim te të rriturit dhe pacientët mbi 12 vjeç dhe mbi 40 kilogramë.

FDA tha se “Veklury”, që është edhe brendi i këtij medikamenti, shkurton kohën e rikuperimit pas infektimit me koronavirus, me të paktën 5 ditë. Administrata tha gjithashtu se “Veklury” është medikamenti i parë që aprovohet për trajtimin e Covid-19.

Lexoni: Instituti i Teknologjisë dizejnon maskën që vret virusin

Por pak ditë më parë, vetë OBSH tha se Remdisivir ka shumë pak efekt në shpëtimin e një pacienti të infektuar. Dy javë më parë, ky medikament i është dhënë edhe presidentit Donald Trump, për rikuperim, pasi rezultoi pozitiv për Covid-19. Për 5 ditë kurimi, përdorimi i Remdisivir kushton plot 3120 dollarë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0