SHBA kufizon eksportet e pajisjeve të Inteligjencës Artificiale - Business Magazine Albania

SHBA kufizon eksportet e pajisjeve të Inteligjencës Artificiale


Administrata Trump ka ndërmarrë masa për të penguar eksportet e pajisjeve softuerike të inteligjencës artificiale. Kjo  është pjesë e përpjekjeve për të mbajtur teknologjitë e ndjeshme larg duarve të fuqive rivale, si Kina.

Sipas një rregulli të ri, që ka hyrë në fuqi pikërisht këtë fillim jave, kompanitë që eksportojnë lloje të caktuara programesh të imazheve gjeo-hapësinore nga Shtetet e Bashkuara, duhet të kërkojnë licencë për t’i dërguar ato jashtë kufijve. Nga kjo masë përjashtohet Kanadaja.

James Lewis ekspert i teknologjisë në Qendrën për Studimet Ndërkombëtare dhe Strategjike me bazë në Washington, thotë se, “ata duan të pengojnë që kompanitë amerikane të ndihmojnë Kinën të prodhojë produkte të inteligjencës artificiale, të cilat mund të ndihmojnë ushtrinë e saj”.

Lexo: Ironikisht, Samsung ka përfituar nga mosmarrëveshja tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës

Rregulli do të hyjë në fuqi vetëm në Shtetet e Bashkuara, por autoritetet amerikane më vonë mund ta paraqesin atë pranë organeve ndërkombëtare si përpjekje për të bindur edhe vendet e tjera të miratojnë masa të njëjta.

Ligjvënësit republikanë dhe demokratë janë shprehur të zhgënjyer lidhur me vonesën e procesit për aplikimin e rregullave të  reja, që forcojnë kontrollet e eksportit për këto pajisje. Lideri i demokratëve në Senat, Chuck Schumer, i ka kërkuar Departamentit të Tregtisë të përshpejtojë procesin.

Reuters

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0