SHBA i bën thirrje Evropës: përdorni teknologjinë 5G të Ericsson dhe Nokia

SHBA i bën thirrje Evropës: Përdorni teknologjinë 5G të Ericsson dhe Nokia


Vendet Evropiane nuk kanë arsye pse të përdorin teknologjinë mobile 5G të Huawei sepse kompania Suedeze Ericsson, kompania Finlandeze Nokia dhe kompania Koreano-Jugore Samsung janë po aq të mirë sa grupi Kinez.

Sekretari për sigurinë kibernetike pranë Departamentit Amerikan të Shtetit gjatë një vizite në Lisbonë tha, se duhet ndryshuar nocioni se Huawei është më i avancuar në 5G.

Lexo: Microsoft, një nga kompanitë e pakta amerikane që lejohet të bëjë biznes me Huawei

Uashington dëshiron që vendet aleate të bllokojnë teknologjinë e Huawei i cili është prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit.

Por, vendet aleate si Britani kanë lejuar Huawei të luajë një rol në ndërtimin e rrjetit 5G por të kufizuar.

Vitin e kaluar Huawei ka shpenzuar 15 miliardë dollarë në kërkim për të ruajtur lidershipin në këtë treg dhe argumenton se SHBA e kanë sanksionuar ngaqë asnjë kompani Amerikane nuk i afrohet as në teknologji e as në kosto.

Robert Strayer tha se Ericsson dhe Nokia do të përdorin një arkitekturë me burim të hapur duke krijuar mundësi për përfshirjen edhe të kompanive tjera si Dell, Cisco dhe Juniper të cilët kanë shprehur interes.

Burimi: PCWorld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0