Shansi i fundit/ Ja deri kur është afati për t’u regjistruar në Universitete - Business Magazine Albania

Shansi i fundit/ Ja deri kur është afati për t’u regjistruar në Universitete

Kandidatët që kanë aplikuar për në universitet dhe nuk janë shpallur fitues as në raundin e tretë kanë ende një shans për të gjetur një vend, qoftë në IAL-të publike apo private. Në këto të fundit kanë mbetur ende kuota të lira, që janë gati të plotësohen. Fakti që janë bosh, jo domosdoshmërish i bën ato të padëshirueshme.

Thjesht nuk kanë gjetur maturantin që ka pikët dhe dëshirën për të ndjekur atë program studimi. Me përfundimin e regjistrimeve online të raundit të tretë, urdhri i Ministrisë së Arsimit u lë dorë të lirë universiteteve të plotësojnë kapacitetet. Thënë ndryshe, është një mini-raund apo mundësi ekstra që ndihmon IAL-të të ezaurojnë kuotat e lira dhe të rinjtë të futen në auditorë.

LEXO: Del protokolli për zhvillimin e mësimit në universitete

KUSHTI PËR REGJISTRIM

Nuk mjafton të ketë kuota të lira në një degë për të zënë vend aty. Kushti i vetëm përpara aplikimit është që kandidati për student të ketë shprehur më herët dëshirën për të studiuar në atë degë. Pra, ta ketë listuar në dhjetëshen e preferencave në formularin e aplikimit në raundin e tretë. Ndërkohë, IAL-të gjatë regjistrimeve respektojnë renditjen e kandidatëve deri në plotësimin e kuotave, thuhet në pikën 8 të udhëzimit të pranimeve. Për çdo detajim të procedurës, e cila tanimë ka ngelur në dorë të njësive bazë, ose dekanateve, të interesuarit duhet të paraqiten pranë sekretarive. Ndonëse urdhri është i njëjtë për të gjithë, fakultetet e aplikojnë ndryshe.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0